Policia greke ka arrestuar një 58-vjeçar polak nën dyshimin për spiunazh në bazën ushtarake të Sudës. Autoritetet greke kanë informuar gjithashtu Shërbimin e Sigurisë Kombëtare (EYP) për rastin. Sipas të dhënave fillestare, i dyshuari mohon akuzat.
Mediat lokale raportojnë se polaku jetonte në zonën e Marathi-t dhe dyshohet se ka fotografuar bazën dhe ka dërguar imazhet e anijeve ushtarake drejt Polonisë.
Ky është arrestimi i dytë brenda një muaji për spiunazh në të njëjtin objektiv; një burrë tjetër ishte arrestuar për të njëjtën akuzë në bazën e Sudës në qershor të vitit të kaluar dhe vazhdon të qëndrojë në paraburgim.











