• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po foli ‘Tigri’ me…”/ Kush është Jorida Murati, e dashura e Behar Bajrit, për të cilën u vunë “në rresht” prokuroria e gjykata: Dua takim

by Java News
09/08/2023 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja e SPAK mbi komunikimet në platformën SKY, e cila çoi edhe në arrestime të bujshme në vend, ka nxjerrë në pah se si prokurori Xhevahir Lita bënte sekserin në shërbim të Pëllumb Gjokës dhe Bajrajve në Gjykatën e Shkodrës.

Në njërën prej bisedave të gjetura në SKY duket se si Lita flet me Gjokën për të liruar nga burgu Jorida Muratin, e cila ishte arrestuar në kuadër të operacionit OAZ.

Sipas Gjokës, Jorida Murati ishte e dashura e Behar Bajrit dhe duhej të lirohej që t’i shkonte në takime speciale në burg.

Por, kush është Jorida Murati dhe si u arrestua ajo?

32-vjeçarja Jorida Murati u arrestua në nëntor të vitit 2019 në kuadër të operacionit OAZ. Prokuroria dyshonte atëhere se ajo ishte pjesëtare aktive e grupit “Bajri”. Në dosjen e zbardhur atëhere nga mediat thuhet se nga transkriptet e përgjimeve telefonike, rezulton të jetë e përfshirë edhe 32-vjeçarja Jorida Murati, e cila në periudhën prill-nëntor 2018, ka qenë e punësuar në spitalin e Shkodrës.

“Gjatë periudhës së muajit prill 2018, e në vijim nëpërmjet transkriptive e thirrjeve telefonike shtetësja në fjalë ka qenë tepër aktive duke mbajtur kontakte të plota dhe të qarta në lidhje me rolin e saj me të gjithë pjestarët e grupit ‘Bajri’ duke u bërë pjesë e aktivitetit të tyre dhe e mirëinformuar në lidhje me problematikën mes tyre dhe personave të tjerë, gjë e cila bëhet evidente dhe nga transkriptet e thirrjeve të realive”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Sipas organit të akuzës, 32-vjeçarja Murati më shumë se një herë ka qenë në kontakte dhe takime me personin nën hetim Behar Bajri, edhe gjatë periudhës ku ai ka qenë në Holandë dhe përmes bisedave të kryera me të, të cilat tashmë janë të njohura nga Prokuroria, rezulton me rol të shumëfishtë duke marrë dhe duke zbatuar detyra të dhëna nga personi nën hetim.

“Është kjo shtetase e cila në mënyrë të vazhdueshme është përpjekur të mbajë kontakte me persona të tjerë të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt apo dhe të tërthortë kanë patur aksesin e lejuar nga detyra për ndërhyrje dhe në saktësinë e provave të cilat janë administruar por pa arritur në një konkludim të saktë për shkak të mbajtjes nën vëzhgim të plotë nga ana e autoriteteve policore”, thuhet më tej në dosjen e prokurorisë.

Jorida Murati, duhet të dilte nga “arresti i shtëpisë” dhe të kalonte në detyrim paraqitje, pasi sipas Pëllumb Gjokës duhet t’i shkonte Behar Bajrit në takime në burg.

“Si me ja bo me ndryshimin e masës së kësaj të dashurës së Beharit, se duhet me i shku në takime në burg.” I shkruante Pëllumbi, Xhevahir Lites.

Ky i fundit i përgjigjet duke thënëse, e ka çuar kërkesën në gjykatë dhe s’mund ta kthente, pasi kishte mbaruar orari zyrtar, duke i kujtuar Pëllumb Gjokës se ishte kujtuar shumë vonë për ti thënë.

Prokurori Xhevahir Lita shërbente po ashtu edhe si sekser i tyre në gjykatë, duke takuar dhe biseduar me gjyqtarin e çështjes Besmir Stroka.

Lita takon gjyqtarin Stroka, por ky i fundit nuk e dëgjon fare, madje i ka pohuar se për dosjen do shpallë moskopetencën, duke ja dërguar SPAK. Megjithatë, Lita i shprehet Pëllumbit se ai kërkesën do ja dërgojë sipas parashikimeve pastaj le të ngelet në dorë të gjyqtarit.

Por për shkak se Besmir Stroka nuk e dëgjon shumë Xhevahir Liten dhe s’pranon të bëjë ashtu siç ka kërkuar ai dhe prokurorja Edlira Cufi, Lita i shkruan Pëllumb Gjokës se do takonte Arbërin, i cili rezulton të jetë Arbër Çela drejtues i gjykatës së Shkodrës.

Kujtojmë se në këtë çështje Xhevahir Lita ka hyrë në 17 shkurt, dy ditë para zhvillimit të gjyqit. Fillimisht prokurorja Edlira Cufi ishte e vetme në këtë dosje, por pas kërkesës së saj për shtimin e një prokurori për shkak të numrit të madh të të arrestuarve, drejtuesi i prokurorisë ka caktuar Xhevahir Litën.

Por në një bisedë të datës 10 shkurt 2020, mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit, flitet për paracaktimin e Litës në këtë dosje dhe mundësinë e ndërhyrjes së një personi që Bajri e etiketon me nofkën “Tigri”.

Bajri i dërgon mesazh Gjokës nga burgu: “…He vlla ca bane…I tash ja morra kti shokut…telefonin. Mir ma vlla…Mir ma vlla… Mir vlla… Veç qeshtjen e nuses kam pas… At nat si me ka vra nusja vedin ka ken ne sherbim… Ja kam rrah edhe kushrinin… Veç ne folt Tigri me to…Me shku te aj shoku nuk asht problem. Me e marr Xhevi, me ken ma mir…30 afroji…”- thuhet në përgjime./m.j

Next Post
112 viktima trafikimi në 2022, qendrat pritëse raportojnë për mungesë kapacitetesh

"Do bëjmë çdo gjë që..."/ Britania në ‘luftë’ me emigrantët, pritet tërheqja nga Konventa e të Drejtave të Njeriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In