Prej disa orësh në parlament vijojnë diskutimet në parim për projekt-buxhetin e vitit 2018. Gjatë paradites pati debate të shumta mes kryeministrit dhe demokratëve. Por, gjatë orëve të drekës duket se tempi i debatit ka rënë dhe kryeminsitri është larguar nga salla.
Mungesa e Ramës nuk ëhstë pritur mirë nga përfaqësuesit e opozitës të cilët kanë kërkuar prezencën e tij. Dpeuteti Tritan Shehu kërkoi ndërprerjen e senacës derisa të vijë Rama.
“Të vij kryeministri këtu , Ministri Financave, Ministri i Ekonomisë, ndryshe parlamenti vazhdon kot. Po flasim kot ndryshe, debati është kot fare. Kjo këtë tregon, kjo mënyrë arrogante dhe aspak me edukatë ndaj këtij parlamenti të nderuar”, deklaroi Shehu./a.m.











