• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Po e vendosim veten në rrezik sepse…”/ Anthony Fauci ngre alarmin për rritjen e rasteve me variantin Delta: Njerëzit duhet të vaksinohen!

by Java News
26/07/2021 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, dha një alarm të ri të dielën lidhur me rritjen e rasteve të koronavirusit në vend, veçanërisht në ato rajone ku njerëzit kanë refuzuar të vaksinohen edhe ndërsa varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi.

“Ne po shkojmë në drejtimin e gabuar”, tha zoti Fauci në një program të kanalit televiziv CNN. “Pesëdhjetë përqind e vendit nuk është vaksinuar. Ky fakt përbën problem. Ne po e vëmë veten në rrezik”, tha Anthony Fauci, këshilltari i lartë mjekësor i Presidentit Joe Biden.

Në Shtetet e Bashkuara, shtrimet në spital dhe vdekjet janë shumë poshtë shifrave kulmore të arritura dimrin e kaluar. Por numri i infeksioneve të reja është rritur ndjeshëm në disa pjesë të vendit ku skepticizmi për nevojën e vaksinimit, siguria e vaksinave dhe rezistenca ndaj sugjerimeve të qeverisë për t’u imunizuar mbeten një pengesë e fuqishme.

Më shumë se 51,000 infeksione të reja u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të shtunën, një rritje prej 172% gjatë dy javëve të fundit, ndërsa më shumë se 250 vdekje kanë ndodhur çdo ditë gjatë kësaj periudhe.

Qeveria thotë se deri tani më shumë se 162 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, ose 49% e popullsisë së vendit – gati 60% e të rriturve. Por sondazhet kanë treguar se rreth 80% e amerikanëve të pavaksinuar thonë se nuk do të vaksinohen duke mos marrë parasysh paralajmërimet që po bëjnë zyrtarët.

Shumë politikanë konservatorë më parë kishin përkrahur një qasje më të kujdesshme ndaj vaksinimeve ose kishin deklaruar se vaksinimi ishte një çështje zgjedhjeje personale. Tani disa prej tyre po shprehin irritim ndaj atyre që nuk pranojnë të vaksinohen.

Guvernatorja republikane Kay Ivey nga shteti i Alabamës iu drejtua javën e kaluar të pavaksinuarve: “Këta njerëz po zgjedhin një mënyrë jetese të tmerrshme”, tha ajo. 

Një guvernator tjetër republikan, Asa Hutchinson i shtetit Arkansa, ka bërë thirrje prej kohësh për vaksinime në shtetin e tij jugor, por ky shtet ka ende një nga nivelet më të ulëta të imunizimeve. Dy adoleshentë vdiqën kohët e fundit nga COVID-19 në shtetin e tij.

“Këto janë kambana alarmi,” i tha ai rrjetit CNN. Megjithatë, ai vuri në dukje, “se rezistenca (ndaj imunizimeve) është shtuar”.

Por zoti Hutchinson shprehu optimizëm se të pavaksinuarit do të ndryshojnë mendimin.

“Njerëzit mund të ndryshojnë rezistencën e tyre,” tha ai. “Këtu duhet të përqëndrohemi”.

Zoti Fauci tha se personat e vaksinuar “janë shumë të mbrojtur”, përfshirë edhe kundër variantit Delta.

Por ritmi i vaksinimeve ka rënë në Shtetet e Bashkuara me më shumë se 80% që nga mesi i prillit.

Disa qytete, përfshirë Los Anxhelosin në Perëndim dhe Seint Luisin në qendër, kanë vendosur udhëzime të reja për njerëzit që të mbajnë maska në hapësirat e brendshme publike, pavarësisht nga statusi i vaksinimit. Qytetet e tjera po shqyrtojnë direktiva të ngjashme./ VOA

g.kosovari

Next Post
‘Më jep lekët’/ Dy persona kërcënojnë 28-vjeçarin brenda lokalit për t’i marrë paratë, pronari fsheh pamjet

E rëndë në Burrel/ 48-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet të jetë goditur nga vajza e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In