Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me analistin Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit tha se “po e kthen Shqipërinë në vasal të Turqisë”.
Në “Open”, Gjekmarkaj hodhi akuza në drejtim të Ramës se po “le” BE dhe po orientohet drejt të tjerave politika.
“Është pritja që i bëhet një vasali, një kryeministri që po e shndërron vendin në një “nevojtore”, për nevojat e Turqisë, pritja që i bëhet një të ngjashmi, që i bëhet për interesat e tjera të vogla, që do i marrim vesh dhe për të futur fondacionin që është i vëllait të Erdoganit për të kontrolluar shkollat”, tha Gjekmarkaj.
Ndërsa Rama iu përgjigj se merr fonde “edhe nga dreqi” për Shqipërinë”.
“Më tregon BE, a tha se BE është kundër xhamive edhe pse ka europianë që janë kundër xhamive, për turp të tyre.
Unë marr fonde dhe nga dreqi për Shqipërinë, nuk e kam problem fare, e rëndësishme është që i marr për shqiptarët.
Nuk i marr për të bërë propagandë as për njërin as për tjetrin, e kam për nder që e bëj këtë punë. Shqiptarëve që e konsiderojnë ndërtimin e xhamive…, nuk i dua fare votat e tyre”, tha Rama.