• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po dolëm gjallë nga ky virus, do ngrohemi në diell se s’do kemi bukë të hamë”, Manjani: Rama nuk do ju ndihmojë

by Java News
31/03/2020 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli Manjani e sheh shqetësuese situatën e krijuar nga koronavirusi.

Sipas tij, Qeveria nuk do të ndihmojë askënd dhe gjëndja do të jetë dramatike kur të marrë fund gjithë kjo që po ndodh.

Reagimi i Manjanit

Jam i bindur që Bosi mendon se “Populli ka lekë“.

Ndryshe nuk spjegohet sjellja e Tij ndaj njerëzve në vështirësi ekonomike nga mbyllja e detyruar në shtëpi. Njësoj është sjellja, si për biznesmenët ashtu edhe për të punësuarit dhe të papunët. Njësoj është reagimi.

Të gjithëve u thotë se ska lekë për ju! Drejtpërdrejt apo larg e larg ska rëndësi por këtë po u thotë. Sepse është i bindur se të gjithë kanë lekë.

Ndoshta nuk e ka komplet gabim, ose e ka. Nuk di ta them këtë por sjellja e Tij këtë spjegim ka.

Nuk ul asnjë shpenzim publik për Koncensione e PPP, madje lidh kontratat të reja shërbimesh me tendera fët e fët pa garë, ndërkohë që nuk paguan dot kontratat ekzistuse të tenderave të shkuar. Sigurisht ska ku të rrijë kjo llogjikë, përvec se tek bindja e Tij e thellë që “hajt, hajt se kanë para këta“…

Me pak fjalë Ai e konsideron ekonominë si thesi i miellit bosh, që sa herë ti biesh me shkop aq herë e nxjerr një grusht miell. Natyrisht jo për kohë të gjatë, por hë për hë ashtu e mendon dhe kështu po ndodh.

Bisneset në fakt, po shkundin thasët e zbrazur nga viti i shkuar dhe, duhet të lëshojnë edhe pak miell për shkopin me të cilin u bie qeveria e cila u kujton të paguajnë tatimet e taksat. Ndërkohë, këtë vit puna thuajse nuk ka filluar ende.

Është një takëm shumë i vogël PPP e Koncensionesh që vijojnë të paguhen, por kjo ngjan më tepër si llogjikë private sesa interes publik.

Shkurt muhabeti, mos prisni gjë nga qeveria. Ata që kanë kontrata me shtetin do presin pak, në u mbledhtë ndonjë lek taksa.

Ata që kanë kontrata dhe kanë kryer shërbime, por paratë shteti nuk i kishte në dispozicion as para emergjencës, do duhet të presin ca më shumë. (Janë disa agjensi që kanë lidhur kontrata pa asnjë kokërr leku në buxhet, por temë tjetër kjo).

Të gjithë të tjerët duhet thjesht të ngrohen në diell, nëse nuk duan të japin llogari “ku i gjejnë lekët për internet”…

Do tu shijojë shumë dielli kur ti lejojnë të dalin nga shtëpitë pa leje.

Kështu do harrojnë të kërkojnë para e ndihma nga qeveria…

Ndërkohë, gjithkush që shpëton gjallë nga ky virus tja dijë për nder Bosit, “Babait të këtij Kombi”. Ç’vlerë kanë lekët para jetës që na e fali për së dyti Ai…!?

Unë kështu e lexoj sjelljen e Bosit.

Next Post
Lulzim Basha, sms live në emision: Zoti Rama, a je gati të më lësh mua të bëhem kryeministër?

A do të ulesh në një tryezë me Ramën? Basha: Detyra jonë është të propozojmë zgjidhje. Të anulohen kontratat koncensionare

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    S,ke mesuar sofizmin grek.Jeta mbi gjithcka,pa’ me buke thate di na mbash zotrote se ke vjedhur aq para sa mund te rrime ne karantine 100 vjet.Sojsez,Pak qe s,ndihmon por ben llapllap

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

September 20, 2026
VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

September 20, 2026
Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për sot, e Diel 20 Shtator 2026

September 20, 2026
Moti të dielën, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore

Moti të dielën, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore

September 20, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com