• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po ç’ne!? Krahasoni Putinin me Hitlerin?.

by Frrok Çupi
04/03/2022 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ngado Putinin po e quajnë Hitler; kaq shpesh po e bëjnë. Çfarë është kjo, mani apo strategji?

Nuk po ndodh vetëm në këtë rast të tmerrshëm për Ukrainën dhe për Botën; analogjia me të keqen ka një histori të tërë

Cila është?

Historia është më e vjetër se vetë Hitleri…

Hitlerin vetë e kanë krahasuar me Napoleonin, me Aleksandrin e Madh të Maqedonisë, me Natën e Shen Bartolomeut… Nazizmi u kthye në kalë për epokën post tij. Sot Putinin e Rusisë po e krahasojnë me liderin nazist të Gjermanisë. Dje ky sulmoi termocentralin bërthamor të Çernobilit, duke kryer krim lufte. Pardje ka vrarë 2000 vetë, mes të cilëve 100 fëmijë,  në Kharkiv të Ukrainës. Krime të llahtarshme Por megjithatë Putini është Putin, kjo është e plota, jo thjesht mjaft.

Doni ta largoni Putinin nga Putimi, atëherë çojeni larg tij, qoftë edhe te ‘Hitleri”?

Kjo është një gropë e thellë e mendimit.

Vetë Putini e nisi luftën duke përmendur Hitlerin dhe Stalinin? Sigurisht, as që mund të them se e bëri për shkak të ‘inteligjencies’. Jo. Vetë Putini bën atë lëvizje që  bëjnë edhe kritikët e tij kur e quajnë Hitler. Ai nuk do të kishte pikën e dëshirës që të zgjonte as njërin, as tjetrin; është vetë ai, i mjafton vetja që po tund botën. Por sidoqoftë, si Putini, edhe anti- Putinët, bëjnë të njëjtin efekt: Edhe pse Hitleri ka vdekur prej 70 vjetësh, me anë të analogjisë, e kthejnë në fitimtar dhe të pavdekshëm. Kjo mund të jetë një strategji.

Por pse vallë nevojitet kjo?

Ka shumë vlerë për ‘liderët djaj’, se nuk po u them ‘diktatorë’’.

Sepse këta fshihen pas armikut të popullit; në rastin tonë pas Hitlerit. Njerëz që duan ta mbrojnë Putinin, pas analogjisë me nazizmin të kthehen e të nxjerrin sytë: ‘Po ky Putin po mbron ligjet ndërkombëtare!’ (Kështu tha edhe një juriste shqiptare). Të nxjerrin sytë e të thonë se ‘Rusia e mundi Hitlerin!’; vetë Putin e tha prej fillimit. Absurd. Kështu ndodh rëndom në rajonet e Lindjes. Edhe Sali Berisha, që erdhi pas Enver Hoxhës, në çdo dy fjalë, njërën sulmonte Enverin. Vetë fshihej prapa diktatorit; ‘Lëvizja Demokratike’ nuk solli asgjë më të mirë. Që në verën e vitit 1991, pata shkruar një artikull ku, citoj: “Berisha po e qëllon me kamxhik që nga karroca e vet mbi karrocën e Enver Hoxhës. Por mbetën dy karroca paralele!’.

Në të keqen e vet, askush nuk është si dikush:

Putin po bën të keqen më të madhe që mund të bënte Ai vetë. Millosheviçi nuk do të mund ta bënte sot atë që bëri në Kosovë. As Berisha ynë sot nuk mund të ngrinte Veriun në luftë kundër Jugut, edhe pse po bën thirrje në Dibër e Shkodër se ‘qeveria e jugut e urren veriun’. Pa mendoni pastaj Hitlerin çfarë anakroniku do të dukej.

Të quash Putinin sot ‘Hitler’!?

Kështu, do s’do, lëshon litarin që njerëzit ta ndjekin ‘për fije’ të kaluarën. E ndjekin po me analogji: Cili ishte si cili?, dhe: Cili është më i mirë se cili? Dikush thotë se Hitleri ishte më i mirë se Putini, sepse ai kishte qëllimin e ‘superfuqisë gjermane’, por kaq; ndërsa Putini do të pushtojë botën. Disa thonë se ‘Hitleri ndërtoi hekurudha, Putini po shkatërron’. Njësoj si të krahasosh sot me shifra: Sa avionë solli Enveri dhe sa shkatërroi Saliu; po fabrika e uzina sa rrafshoi. Sa i pasur ishte Enveri e sa i korruptuar është Saliu? Të dy anët kanë të vërteta, por hajde gjeje fjalën në turmë!

T’i shkosh në rrënjë së keqes së paraardhësve të liderëve djaj- ky është një gabim logjik.

Më në fund, vallë sa mund të krahasohen humanët që punuan me Hitlerin me këta të Putinit, ose Putinëve?

Në të gjitha rastet njerëzit janë marrë si ‘budallenj’, ndërsa liderët si ‘të lajthitur të përkohshëm’. Por sa ka funksionuar? Prapë se prapë ka njerëz që u shkojnë pas shkatërrimtarëve.

Ukraina dëshmoi se ndodhemi ne epokën kur njerëzit po përjetojnë dhimbjen; sikur edhe kjo ndjesi të eliminohet, atëherë nuk ka më shpresë. Ka edhe plot njerëz që e durojnë ‘me krenari’ dhimbjen që sjell lideri i tyre… Çfarë është kjo, naziste apo tjetër gjë? Megjithëse është mbushur bota me krahasime dhe polemika. Juristi Amerikan Mike Godwin, aty nga viti 1990, ndërtoi një ligj për internetin që u quajt ‘ligji Godwin’. Ligji kërkon që në internet të kufizohet ose ndalohet krahasimi me ‘nazi’. ‘Nazizmi’, ende, bën më shumë money dhe turbullon më shumë.

Këtu fshihen të tmerrshmit e rinj.

Next Post
Ministri i Jashtëm ukrainas, thirrje SHBA: Kemi nevojë për dërgesa shtesë të armëve, veçanërisht për Forcën Ajrore. Tani

E rëndë/ Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Ushtarët rusë po përdhunojnë gratë tona në qytetet e pushtuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kos: Shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe ai për investimet strategjike, thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE

Kos: Shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe ai për investimet strategjike, thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE

July 14, 2026
“Zvërneci”/ Rama nga Brukseli: Do bëjmë një projekt që është krenari për Shqipërinë dhe Europën

“Zvërneci”/ Rama nga Brukseli: Do bëjmë një projekt që është krenari për Shqipërinë dhe Europën

July 14, 2026
Protesta e 45-të e qytetarëve/ Ja sa ishte pjesëmarrja në shesh në orën 20:00

Protesta e 45-të e qytetarëve/ Ja sa ishte pjesëmarrja në shesh në orën 20:00

July 14, 2026
Ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet! Rama: Po hartohet ligji i ri! Mirëformulim për zonat e mbrojtura

Ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet! Rama: Po hartohet ligji i ri! Mirëformulim për zonat e mbrojtura

July 14, 2026
“Krah Shqipërisë deri në fund”, Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

“Krah Shqipërisë deri në fund”, Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

July 14, 2026
Zjarr i madh në kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet se flakët u vunë qëllimisht

Zjarr i madh në kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet se flakët u vunë qëllimisht

July 14, 2026
LIVE! Konferenca e 9-të Ndërqeveritare/ Rama: Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave me BE, vlerësim i qartë i progresit të Shqipërisë

LIVE! Konferenca e 9-të Ndërqeveritare/ Rama: Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave me BE, vlerësim i qartë i progresit të Shqipërisë

July 14, 2026
Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

July 14, 2026
“Po dëmtohemi”, disa deputetë të PD dalin kundër Berishës për bojkotin: E kemi provuar shumë herë, i dimë pasojat!

“Po dëmtohemi”, disa deputetë të PD dalin kundër Berishës për bojkotin: E kemi provuar shumë herë, i dimë pasojat!

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve të parë të negociatave, sa fiton Shqipëria nga plani i rritjes të BE

Mbyllja e tre grupkapitujve të parë të negociatave, sa fiton Shqipëria nga plani i rritjes të BE

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In