• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po cili është më i bukuri ndër krejtve?!

by Agron Gjekmarkaj
16/12/2018 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

AGRON GJEKMARKAJ/

Të marrtë e mira të marrtë more Kryeministri ynë qyfyrexhi! Ç’paske qenë! Del ti në ekran dhe fëmijët i pushojnë keqatjet, pleqtë e çarsin gjumin, laneshat e ndalin dhimbjen, barinjtë ngahin për t’i mbyllur dhëntë ndër stane, ndërsa ministrat frymëmbajtur si para një mrekullie fiksojnë shikimin e dlirin veshte! Ata më mirë se kushdo e dinë që kjo tokë veç Skënderbeut, një të dytë si ty kurrë nuk e nxori. I japin të drejte Elisës kur me Gjergjin të krahasoi, açik me qartësi profetësh, por njerëzore siç është xhelozia ,i gërryen së brendshmi pse atyre më parë mendja nuk u vojt? Një si amëtim u rëndon mbi stomak.

 

Disa prej tyre tanimë të urtësuar nga bashkëpunimi i gjatë si bij të nostalgjisë dhe mirënjohjes kanë kuptuar se momenti është këputur si ftua nga dega për të hedhur disa shënime kujtimesh si pajë për brezat e ardhshëm. Njëra e fillon kështu rrëfimin e saj të jetës: “Ishte ditë e vrenjtur, dimër, Saliu kishte vrarë shpresën me çifte, ndihesha e dëshpëruar teksa pikëllimi më kishte pushtuar aurën, befas takova Edi Ramën. Ai më pa, shtanga dhe në horizont u shfaq dielli. Ishte dielli i Rilindjes, që së shpejti do të binte mbi gjithë Shqipërinë. Provova atë që kishte provuar Parisi dhe Ornela Vorpsi. Lezeti i shpresës s’ka shpagim!”

 

Në fakt, sa herë Kryeministri shfaqet, na konfirmohet superioriteti i tij në një fushë të caktuar të dijes, artit, kulturës, teknikës, mekanikës, politikës, kibernetikës apo matematikës e fizikës. Dalja e tij e fundit në TV ishte një doktoraturë e madhe për fatet e shoqërisë dhe shtetit. Ai ndër pedagogë është më i miri. A e keni dëgjuar kur i gjykon të gjithë me një fjalë goje, duke ndarë miellin nga krundet, të diturit nga të paditurit, veshgjatët nga veshshkurtrit? Diturinë e shekujve mban mbi supe si Volteri. Me gazetarët ka rivalitet, të cilin e fiton paq se ndihet gazetar më i mirë se ata ku e ku? Ehuhaa! Në punë stili e publicistike më i thukëti, më darovitësi, më lozonjari, më hokatari, me pak fjalë, lëronjësi më i shquar i gjuhës shqipe, Buzuku e Kadare vijnë më pas. Gabim të madh bëjnë studentët që nuk shtojnë edhe një pikë të re në kërkesat e tyre. Libri “Kurbani” si dhe tregimi “Ina, Ina hiqi brekët” të futen në tekste shkollash. Me të mund të bëhen punime masteri e doktorature. Por edhe si studiues letërsie e si kritik i di të gjitha. Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti dhe Aurel Plasari, para tij në këso gjykimesh duken si axhaminj që luajnë me tepsi. Zërat që nuk duan identifikim pohojnë se edhe Umberto Eko nuk e pat më jetën e gjatë kur iu shfaq kjo konkurrencë e re në dheun e Arbrit.

 

Ndër filozofë shkëlqen! Mund të ndërtohej një antologji e mirëfilltë e mendimit të tij bashkëkohor duke përmbledhur statuset e tij në “Facebook”. Nja dy a tre lexoi Habermasi nga këto të bekuara, të cilat mbarojnë me fjalën rilindje e ndonjë ikonë gazmore dhe i dogji, i poqi, shkrumb e hi i bëri librat e tij. U soll më keq me tekstet e veta se kalifi Omar me bibliotekën e Aleksandrisë.

 

Në dava historie, siç e keni vënë re, kujtdo ia vë qylafin sipas kresë. Në sport ka lënë nam. Ilir Beqja po shkruan një monografi për të si basketbollist dhe peshqesh për njerëzit që kanë nevojë të ushqejë adhurimin. Në çështje mode të vret Zoti të kërkosh një të dytë që i afrohet. Me jelekë e brandavekë, me qillota e kapota lë pa frymë të madh e të vogël, që ashikllëkun e ka kult në jetë!

 

Sevdallëkun dhe jaranllëkun ia lë vetes së paku në ligjërim, sidomos në fushatë elektorale duke bërë bandillin publik ograjave. Po kaq i parë është në çështje ekonomie, bujqësie e blegtorie, më bujk se bujqit, më blegtor se blegtorët, më ekonomist se Arben Ahmetaj. Tavëll, domino, spathi, pllakaton etj., luan më mirë nga të gjithë. Trikot i thur shpejt, byrekun e qan, rrobaqepës si ai. Ne jemi vend me fat. Kryeministri ynë është më i miri dhe më i bukuri i krejtve! Studentët ende s’e kanë kuptuar këtë e protestojnë prej 10 ditësh. Sa do t’u rëndohet ndërgjegjja kur ta kuptojnë se ç’po bëjnë. Thjesht po gjuajnë me gur, të drejtën, të mirën dhe të bukurën. Haram e paçin mërzinë që i kanë shkaktuar. I plaçin sytë kujtdo që i bie së mirës me shkelm. (Panorama)

-*

Next Post
Teuta mund 4-0 Kastriotin dhe është në vendin e dytë

Teuta mund 4-0 Kastriotin dhe është në vendin e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In