Një sherr masiv ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Korçës. Në pamjet e publikuara në media, shihet përplasja masive e qytetarëve për shkak të radhëve të gjata të krijuar para një furre buke.
Siç shihet edhe në video, para furrës së bukës është krijuar një radhë e madhe, pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama për mbylljen e gjithçkaje gjatë kësaj fundjave, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.
“Po ça bëni me”, dëgjohet të thotë një prej të pranishmëve, duke kuptuar se në konflikt janë përfshirë disa gra që po prisnin në radhë.