• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po bëjnë kërdinë me vendime”/ Kuvendi i kërkon Inspektorit të Drejtësisë goditjen e gjyqtarëve e prokurorëve KÇK para se t’i ‘kositë’ Vetingu

by Java News
09/08/2022 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, që të fokusohet në shqyrtimin e ankesave të qytetarëve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk kanë kaluar ende në procesin e Vetingut.

Disa prokurorë dhe gjyqtarë, të vetëdijshëm se do të shkarkohen nga Komisioni i Vetingut, po bëjnë kërdinë në gjyqësor me vendime abuzive, arbitrare dhe korruptive, deri kur të thirrjen nga Komisioni i Vetingut për t’u njohur me dosjen e verifikimit të tyre. Kjo kategori magjistratësh konsiderohen ndryshe edhe si gjyqtarët dhe prokurorët KÇK (kap ça të kapësh).

Shumica e tyre ndjekin të njëjtën strategji, ku japin dorëheqjen nga sistemi sapo Komisioni i Vetingut t’i njohë me dosjen e verifikimit, duke u kaluar barrën e provës për konstatimet rreth pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Për disa gjyqtarë dhe prokurorë të shkallës së parë, procesi i verifikimit ka nisur që në fund të vitit 2019 dhe ende nuk janë njohur me dosjen e verifikimit.

Subjektet vijojnë të marrin vendime të diskutuara dhe të denoncuara si abuzive, shpeshherë me pasoja tragjike, sidomos në lirimin e burrave që kanë vrarë më pas bashkëshortet, apo të figurave të krimit që të cilët janë eliminuar fizikisht më pas apo kanë kryer krimet të tjera të rënda.

Në këtë rrethana, përmes një rezolute për veprimtarinë vjetore të ILD për vitin 2021, Kuvendi i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që gjatë vitit 2022 të fokusohet tek ankesat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK. Në këtë mënyrë, ILD-ja mund t’i kërkojë LGJ-së apo KLP-së shkarkimin nga detyra të një gjyqtari apo prokurori abuzues, para se të dalin para Vetingut.

Kuvendi i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë trajtimin me prioritet të të gjitha rasteve të konfliktit të interesit që mund të ndeshen gjatë aktivitetit të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha, gjyqtarin Roland Hysi, gjyqtarin Kliton Spahiu dhe gjyqtarin Markelian Kuqo, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me kërkesë të ILD, ka shkarkuar prokurorin Bujar Memia dhe prokurorin Shkëlqim Kokona./Adriatik Doçi-shqiptarja.com

Next Post
U hodhën nga kati i 6-të/ Humbën jetën në SHBA, aktori e bashkëshortja e tij përcillen nesër në banesën e fundit. Ja detajet e ceremonisë

U hodhën nga kati i 6-të/ Humbën jetën në SHBA, aktori e bashkëshortja e tij përcillen nesër në banesën e fundit. Ja detajet e ceremonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

February 1, 2026
8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

February 1, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Raundi i dytë për paqen/ Zelensky: Bisedimet trepalëshe për luftën në Ukrainë janë shtyrë për të mërkurën

February 1, 2026
Liza e qymyrit

Liza e qymyrit

February 1, 2026
Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

February 1, 2026
Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

February 1, 2026
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë/ Një i plagosur dërgohet në spital, arrestohet autori i dyshuar

February 1, 2026
12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

February 1, 2026
Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

February 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

BE nuk prishet, po ne rrezikojmë të mbetemi prapë jashtë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In