• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Po bëhet luftë o vlla, bam bum” – përgjimet e policit të përfshirë në trafik droge

by A R
03/02/2017 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy zyrtarë të lartë të Policisë së Vlorës e Tepelenës u arrestuan pasditen dhe mbrëmjen e djeshme me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Në pranga mësohet se ka rënë shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, Haki Hasanbegaj.

Ky zyrtar, sipas Prokurorisë, është person i dyshuar për favorizim të kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Vlorës, raporton “Panorama”.

Burimet nga organi i akuzës kanë thënë se “hetimi për zyrtarin e Policisë ka nisur në vijim të zbulimit të sasisë gjigande të lëndës narkotike në Vlorë”. Hetimi për këtë rast ka nisur në tetor të vitit 2016, pas zbulimit të një sasie të madhe kanabisi të korrur dhe sipërfaqeve të konsiderueshme të kanabisit që u goditën ende pa u korrur, si pasojë e një hetimi të kryer nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sasia e drogës së kapur në këtë rast ishte aq e madhe, saqë pati probleme me evidentimin e peshës reale dhe ky ishte një proces që zgjati disa kohë, edhe pse fillimisht u pretendua se ishin kapur 23 tonë kanabis.

Mbrëmë, pak para mesnatës, në të njëjtin operacion nga Krimet e Rënda, është arrestuar edhe Gani Abazi, shef i specialistëve të zonave në Komisariatin e Policisë Tepelenë. “Arrestimi është kryer në të njëjtin operacion me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, pasi zyrtari i Policisë ka rezultuar se dekonspironte aksionet dhe dyshohet se përfitonte pagesa nga shtetasit që kultivonin lëndë narkotike”, thanë burimet zyrtare.

HETIMI

Në datën 4 tetor 2016, në orën 23:30, në fshatin Vranisht, në 3 parcela, janë gjetur të mbjella dhe u asgjësuan 3250 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, 900 bimë narkotike në proces tharjeje në dy kapanone, 16.009 kg me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe 1 armë zjarri “AK-47”, model 56.

Po kështu, në atë datë, pak para mesnatës, në fshatin Treblovë, në 3 parcela, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 1220 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, 820 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në proces tharjeje në 4 kapanone dhe 7002 kg, 1 automatik “AK-47”, 1 pushkë model 56 dhe një sasi fishekësh.

Gjatë këtij aksioni, Prokuroria krijoi dyshimet se efektiva të Policisë ishin përfshirë në këtë veprimtari kriminale në formën e bashkëpunimit dhe të tolerimit. “Nga hetimet u konstatua se parcelat ishin të pozicionuara në një mënyrë të tillë dhe ndodheshin në një zonë që ishte patrulluar më herët nga Policia”, thanë burimet e Prokurorisë.

SUPEROPERACIONI

Gjashtë persona ranë në tetor të vitit të kaluar gjatë superaksionit antidrogë të ndërmarrë nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe FNSH-në e Fierit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë (afro 2 orë larg zonave të banuara), janë gjetur dhe sekuestruar në gjashtë kasolle plot 2.000 rrënjë kanabis sativa në proces tharjeje si dhe 5.250 bimë të mbjella në një parcelë, ende e pakorrur.

Parcelat i perkisnin Renaldo Avdulit, agjent i Antikrimit Ekonomik, qe kishte edhe lidhje me Hasabegajn e arrestuar sot.

Punonjësi i policisë informonte dhe garantonte kultivuesit e kanabisit se parcelat e tyre nuk do të prekeshin nga policia.

Në këtë veprimtari kriminale sipas prokurorisë janë të përfshirë shefi i Rendit, Haki Hasabegaj, agjenti i policisë Renaldo Avduli, Taulant Haxhiraj “Memi”, nipi i tij 18-vjeçar Xhovalin Bocaj, Shkëlqim Koçiaj “Çimi”, Arjan Hasanaj, Klajdi Imeri, Albert Aliaj, një person me emrin “Reshat”, nipi i tij “Xhoi”.

BISEDAT HAXHIRAJ-AVDULI 21 KORRIK

Nga përgjimet e kryera në datën 21 korrik 2016,Taulant Haxhiraj, komunikon me agjentin e policisë Renaldo Avduli, duke i transmetuar atij shqetësimin për të shtëna të dëgjuara pranë vendit ku qëndronte, e nënkuptuar parcela me lëndë narkotike.

Agjenti i policisë Renaldo, e qetëson duke i thënë se të shtënat nuk ishin nga ana e punonjësve të policisë pasi, pak momente me parë, ai kishte qënë me ta, duke pire kafe.

Haxhiraj: Ç’a bëhet këtej, bam-bum, kanë qysh qëpare,do pyesësh njëherë se e kam fikur atë telefonin.

Polici: Ç’ar po qëllojnë?

Haxhiraj: Eeee.

Polici: Për ku mo vlla, për ku, lart eee?

Haxhiraj: Vajta qysh parë ktu edhe dëgjoj bam-bum, si luftë o vlla.

Polici: Nuk janë nga tanët,mo vlla, nuk janë se isha qëparë me ta o vlla,kam qënë në kafe qepare….

Polici: “S’ke nga të mijtë aty, të keqen.

Haxhiraj: S’ka nga të tutë? Kushdo që të vijë… të ik pastaj. Polici: Nuk ka more zotëri fare në botë.

Haxhiraj: Epo në rregull. Të sigurohem, prandaj të them se mund të jetë ndonjë këshu..:

Haxhiraj: O vlla, pse do tallem unë…bëjmë shaka bëjm shaka, po kto gjëra janë me zarar.

Polici: O ti thuaji atyre mos bëni zhurmë…mos bëni zhurmë, asnjëri, thuaju edhe atyre…. Nejse nuk dua zhurmë aty tani se kuptohet e dëgjohet e kupton s’dua zhurmë, asnjë.

BISEDA HAXHIRAJ-AVDULI 22 KORRIK

Haxhiraj: Po se vajti vone, vajti me 300 për kokë të fëmijëve,do vej akoma, të paktën t’a mbyll tani se aq ka vajt, më tha edhe Ani mua,300 lekë,300 euro e ke parasysh ku e kam.

Polici: Ke ardhur poshtë apo je lart?

Haxhiraj: Kam ardhur…

Polici: Ç’a tha Ani, kur i mbyll Ani ato?

Haxhiraj: Po Ani, mendoj edhe dy javë.

Polici: Ok, kur do vesh lart….

Haxhiraj: Unë pasnesër po, po erdhën ata nesër,do vete dhe nesër, ti heq qafe edhe,eee ok, ik nesër merr 25 atje.

Polici: Ok…

BISEDA 24 KORRIK 2016

Taulant Haxhiraj komunikoi me një person dhe nga përmbajtja e bisedës,nënkuptohet se flasin për shitje lëndësh narkotike.

Haxhiraj: Ka ardh ai në Panaja

+457: ooo duan ashtu ata?

Haxhiraj: Po, tha jam këtu, unë i thash hajde ktu o vlla që të takoj…Po hajde këtu që të flasim. O vlla hajde këtu që të marrësh makinën i thashë, po jo,hajde këtu të flasësh njëhere.

+457: Po ik o ik ndaji gjërat..

Haxhiraj: Çdo ndaj gjërat hajde ik se do iki jashtë shtetit i them unë, do iki në Itali.

+457: Po mirë o shumë mirë i the.

Haxhiraj: Ai tjetri me tha, ik hiqe qafe e kupton?

24 korrik 2016

Taulant Haxhiraj komunikon me Renaldo Avdulin

Haxhiraj: Po hiç mo, erdhën ata, po përcjell një çikë ata.

Polici: Mbaruat me ata?

Haxhiraj: Po mbarova, gërr-vërr, jo kështu po jo ashtu.

Polici: Pse?

Haxhiraj: Po nuk tërheq fare makina, po ça është kjo këshu po kjo ashtu.

Polici: Po mirë mo kthejë pas mos e çaj…

Haxhiraj: Po jo mo e morrën ata, po i përcjell, po duhet të mbaroj me punën shpejt edhe me ato.

Polici: Me kë të keqen?

Haxhiraj: Me atë, e ke parasysh tek shalqiri, që kishte shalqi.

Polici: Eee…

Haxhiraj: Duhet t’a mbarojmë punën shpejt, nuk duron, nuk duhet të rrijë.

Polici: Ouuu….

Haxhiraj: Eeee…

Polici: Pse, ça fillon e prishet këshu.

Haxhiraj: Po, po..ndryshon, e pash e pash që atje që ka ndryshuar. Hajd se flasim kur të vij vetë të rri këtej nga qyteti afër…

…

Polici: S’e harrova fare unë, po për lekët ju the atyre ti?

Haxhiraj: I thashë i thashë.

Polici: Çar thoshin?

Haxhiraj: Ja se po pres një shok që të vijë nga andej.

Polici: Po për kur bëhej fjalë,për sot a kur?

Haxhiraj: Po jo ore, ka ik një shok në Greqi. Hajd se të sqaroj kur të vij o vlla.

Në 25 qershor 2016 Taulant Haxhiraj, bisedon me një person tjetër dhe sipas bisedës flasin për sasira të mëdha lëndësh narkotike, të mundshme për t’u trafikuar jashtë territorit shqiptar.

+457: Siç duket s’kanë ku ta çojnë atë edhe e duan në një kohë.

Haxhiraj: Po le t’a sjellin, presim në dhjetor, janar.

+457: Ka shumë këtej. Mbaje, masën…

Haxhiraj: Eeee.

+457: Mbase e çojmë andej të gjithë i q… motrën, ik se jemi dhe në telefon po ik…

/b.d

Next Post
Sopranoja Ermonela Jaho, suksesin tani e ka në Australi

Sopranoja Ermonela Jaho, suksesin tani e ka në Australi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In