• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pluralizmi vazhdon edhe pa Berishën, dhe ai refuzon aleancën me PD-në zyrtare sepse ne fakt ëndërron vetëm një tjetër monizëm

by Carlo Bollino
07/03/2023 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Mbrëmë isha I ftuar në një debat televiziv me Oerd Bylykbashin, nga i cili dëgjova të ripërsëritet retorika e zakonshme e dëgjuar mijëra herë të tjera nga Sali Berisha. Sipas tyre, sot PD është e perçarë dhe për këtë arsye rrezikon të humbasë zgjedhjet, për faj të Edi Ramës. Sipas logjikës së tyre çarja fillon me futjen në lojë të agjentit të FBI-së Charles McGonigal i cili më parë denoncoi Lulzim Bashën për operacionet e lobimit me paratë ruse në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj  ndihmoi Departamentin e Shtetit për te deklaruar Sali Berishën “non grata”. Fabula që berishianët tregojnë është se falë asaj dosje ruse Edi Rama e futi në dorë Lulzim Bashën për ta shantazhuar. Po ku duket shantazhi, në momentin që dosja iu dorëzua menjëherë medias dhe drejtësisë amerikane? Ne fakt duket më shumë shantazh ai që mban të lidhur prej vitesh dhjetëra përfaqësues të PD-së me Sali Berishën, i cili dosjet e tyre  (sekrete) nuk ja ka dorëzuar asnjë autoriteti, por i mban të mbyllura mirë në sirtar, pikërisht si mjet për t’i shantazhuar. Pretendimi i dytë për rolin e McGonigal në shpalljen “non grata” të Sali Berishës, është akoma më qesharak, pasi, kur Berisha u shpall non grata, McGonigal kishte 3 vite që ishte larguar nga FBI dhe nga cdo funksion tjetër zyrtar në SHBA.

E megjithë mospërputhjen e këtyre akuzave me logjke, Sali Berisha dhe klani i tij këmbëngulin të mbështësin se opozita u ca nga një ”plan i regjimit”. Por, nëse në të vërtetë i besojnë këtij komploti, përse nuk bëjnë asgjë për ta neutralizuar? Dje Enleked Alibeaj, të cilit vendimi i gjykatës së apelit i ka lejuar kontrollin e përkohshëm të PD-së zyrtare, i ofroi Sali Berishës të fusë në listat e PD-së të gjithë kandidatët e emëruar nga primaret e organizuara nga Foltorja. Në këtë mënyrë, duke përfshirë edhe aleatët e tjerë, mund të krijohet një koalicion unik opozitar për të shkuar të bashkuar në sfidën zgjedhore të 14 majit kundër Edi Ramës. Duket lëvizja perfekte për të neutralizuar “planin e regjimit” për të carë opozitën. Po si përgjigjet Sali Berisha komplotisti? Absolutisht jo!!! Pra Berisha preferon t’i kandidojë njerëzit e tij nën logon e Ilir Metës (një tjetër komplotist i lumtur me komplotin), dhe jo me logon e një PD-je te bashkuar por që nuk kontrollon. Atëherë, kushe e ka ndarë dhe vazhdon ta ndajë realisht opozitën?

E vërteta qëndron se Sali Berisha nuk lufton për të mundur Edi Ramën, por për të mundur Lulzim Bashën. Ai preferon të bëjë aleancë me Ilir Metën që në prill të 2013 tradhëtoi koalicionin e tij duke ndihmuar Partinë Socialiste të fitonte zgjedhjet, sesa të bëjë aleancë me PD-ne e kontrolluar nga dikush tjeter. Është i gatshëm të mos garojë me logo e PD-së se Alibeajt, dhe të garojë me logon e Ilir Metës, edhe duke e ditur se në këtë mënyrë rrezikon të humbasë zgjedhjet e 14 majit. Madje shpreson (dhe do të bëjë gjithcka në ditët që vijnë) për të bllokuar edhe PD-në e Alibeajt të regjistrohet në KQZ dhe në këtë mënyrë të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, duke pretenduar se as ai nuk e ka përfaqësinë ligjore të partisë. Sikur thotë që nëse PD-në nuk e kam unë, nuk duhet ta ketë askush!

Eshtë vetëm arroganca dhe egoizmi i sëmurë i Sali Berishes që e kanë ndarë opozitën, jo “regjimi”. Ai dëshiron pushtetin dhe kaq dhe është një pushtet që nuk ka për qëllim ta ndajë me askënd. Ja pse është një tjetër gënjeshtër edhe kërcënimi i shpalosur nga Foltorja, pra shuarja e pluralizmit vetëm se Berishës i hiqet kontrolli i PD-së. Pluralizmi është i fortë në duart e 45 forcave politike të regjistruara deri tani në KQZ, në zërin e mijëra gazetarëve dhe mediave, në duart e miliona shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve, të gatshëm për ta mbrojtur vendin nga cilido “regjim”. Për fat të keq Sali Berisha i ka akrepat e orës së tij të ndaluar në histori dhe pluralizmi që ëndërron është vetëm ai që bazohet në personin e tij, në PD-në e tij dhe në refuzimin e cdo kritike: pra në fund të fundit, ëndërron vetëm një tjetër monizëm.

Next Post
“Jemi të lodhur…!”/ Deputeti Korreshi zbulon planin e demokratëve: Nuk do pyesin më për Berishën!

PD me zyra të reja në 'Bllok'/ Alibeaj tregon çfarë do bënte nëse Apeli s'do t'i jepte vulën: Të harrojmë, mesazhi im...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve ,12 protestues gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In