• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plumbi që del nga goja

by Lutfi Dervishi
23/10/2025 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi 

“Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… ata që nuk kanë frikë nga plumbi, dridhen nga Valiu’. Faik Konica, Vepra 1, f. 271-272 

Një shekull më parë, Faik Konica dukej sikur e njihte mirë “kafen e fundit”. E përshkroi, siç dinte ai, një trimëri që ndizet për fjalë të kota e shuhet për ide të mëdha. Sot, në Manëz, u vranë dy të rinj për një filxhan, që nuk u mbush dot me kafe. 

Dy jetë më pak. Dy familje në zi. Një qytet i shokuar dhe një shoqëri që pret gjëmën e radhës. Pse? Pse vritemi kot? Për një shezlong? Për një vend parkimi? 

Për një gërvishtje makine? Për një “pse më pe”? Për një vijë uji? Për…pse ke ndezur dritat e gjata të makinës? Për një fjalë? Pse ky reagim primitiv që ndizet më shpejt se ekspresi i kafesë? 

A është ngjarja në Manëz krim apo pasqyrë e një sëmundjeje të shoqërisë? Në çdo “debat” televiziv, në çdo përballje në Parlament, në çdo status në Facebook, në çdo sherr në rrugë, e njëjta frymë, e njëjta ngafurrje: “E di ti kush jam unë?!” 

Kjo ngrefosje që nuk njeh as rregull, as autoritet, por vetëm maninë për t’u ndjerë “trim” mbi tjetrin, është plumbi i vërtetë. Kultura e dhunës e ka vënë përfund kulturën e dialogut. Arroganca dhe kapërdisja i kanë hapur udhë vetëgjyqësisë. 

Policia vjen pas krimit, por krimi nis në mendje. Dhe në mendje nuk patrullon askush. Duhet çarmatosur mendja, përpara se të ndëshkojmë vetëm armëmbajtjen. 

Duhen edukuar fëmijët, jo me “po ti ku i kishe duart?, por me “mos i fol askujt keq”… Konica nuk do të turpërohej sot. Ai thjesht do të zhgënjehej duke lexuar lajmet e ditës. Ai nuk do të pyeste: “Si arriti shqiptari ta bëjë plumbin më të shpejtë se fjalën dhe logjikën?” 

Ai do të thoshte: “Ja ku jeni! Nuk keni më frikë nga Valiu, por as keni më respekt për jetën. Trimëria juaj nuk u bë kurrë e artë. Ajo mbeti e teneqejtë. Dhe tani, një shekull më pas, ajo po vret veten.” 

Vritemi për një filxhan kafe, sepse më parë kemi vrarë mendimin. Kemi vrarë fjalën! Dhe kur fjala vdes, as jeta nuk ka më çmim! Një shekull më parë, Konica e pa këtë plagë dhe e quajti “trimëri teneqeje”. 

Një shekull më pas, kjo teneqe tingëllon çdo ditë në ekranet tona, në rrjetet tona, në rrugët tona. Derisa të mësojmë ta duam jetën më shumë se “krenarinë”, çdo filxhan kafe mund të bëhet kafe morti./Marrë nga profili i autorit në Facebook 

 

 

 

 

 

 

Next Post
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Berisha po u gëzohet konstatimeve, qeveria po u gëzohet rekomandimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

March 21, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

March 21, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

March 21, 2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

March 21, 2026

Pse nuk duhet bërë më shaka me kauzën 13-vjeçare të PD-së për qeveri teknike?

March 21, 2026
Sali, ti je një renegat faqezi

Feja dhe arsyeja në sferën publike! Një reflektim pas ndarjes nga jeta të Jürgen Habermas

March 21, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Mars 2026

March 21, 2026
Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndal ne!

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In