• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Plumbi i Artë”, trondit dëshmia: Vrasjen e Otit e porositi Alibej, kishte marrëdhënie me gruan e tij

by A R
08/04/2025 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja “Plumbi i Artë” vijon gjykimin në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas dëshmive të Nuredin Dumani, tashmë i ka ardhur radha të pandehurve të tjerë që të flasin në gjyq.

Siç ka mësuar gazetarja Glidona Daci, i pandehuri Xhulian Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në seancën e sotme. Për vrasjen e Elton Kilës, i njohur si “Oti”, ai pretendon se financues dhe organizator nuk është Suel Çela siç pretendon Nuredin Dumani, por Erjon Alibej. Sipas Hoxhës, ai ka dashur ta eliminojë Kilën pasi ka pasur një marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij.

“Unë do flas më shumë për këtë gjë në një moment të dytë”, mësohet të jetë shprehur Hoxha.

Ndërkohë Alibej, i cili po ashtu është i penduar i drejtësisë si Nuredin Dumani, është shprehur që nuk i duket etike kjo që ka thënë Hoxha. Për këtë arsye mes të dyve, siç raporton gazetarja Daci, ka pasur një debat.

“Kam marrë burg përjetë nga fjalët e tua. Ty çfarë të dogji nga ajo që thashë unë?”, mësohet t’i ketë thënë Hoxha.

Ndërsa Alibej ka kërkuar durim pasi kur të fillojë me deklarimet do të dëgjohet për shumë “Suel Çela” të tjerë të Shqipërisë.

“Mediat të bëjnë durim deri sa unë të filloj deklarimet. Do dëgjoni jo vetëm për Suel Çelën, por edhe për shumë “Suel Çela” të tjerë të Shqipërisë. Janë thënë shumë trillime dhe shumë të pavërteta. Bëni durim se do sqarohen të gjitha”, është shprehur ai.

Kujtojmë se Nuredin Dumani mbeti i plagosur në momentin që ishte nisur për të vrarë “Otin”. Sipas tij, Suel Çela i kishte kërkuar vrasjen e Kilës për 200 mijë Euro.

Next Post
Kreu marrëdhënie me një 15-vjeçare dhe e nxiti të konsumojë drogë, arrestohet 40-vjeçari

Dy të arrestuar në Sarandë, njëri me armë në makinë, tjetri shpërndante drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In