• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Plumbi i artë”/ GJKKO zbardh implikimet e Henrik Hoxhajt në disa krime

by Java News
29/01/2024 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka miratuar kërkesën e SPAK, duke kaluar për gjykim dosjen “Plumbi i artë”,, një nga dosjet më të forta që mund të sjellë në zbulimin e shumë krimeve.

GJKKO ktheu për plotësim hetimesh për Talo Çelëm në lidhje me vrasjen e Anxhelo Avdiajt dhe Dorian Shkozës, ndërsa pushoi hetimet për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Në dosje, GJKKO ka radhitur edhe krimet e rënda që ka kryer apo kanë mbetur në tentativë nga Henrik Hoxhaj. Ky i fundit akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë dhëndin e ish kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktarit.

Hoxhaj gjithashtu akuzohet edhe për vënie eksplozivi dhe armëmbajtje pa leje.

Në dosjen hetimore thuhet: 

Henrik Hoxhaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

  • “Vrasja me paramendim” e kryer për interes e mbetur në tentative, në dëm të viktimës (të dëmtuarit) Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimi të thjeshtë, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 278/1 dhe 25 të Kodit Penal;
  • “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, në dëm të viktimës Elvis Dedaj, ndodhur në datën 05.06.2012, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të zjarrit”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) në rolin e pjesëmarrësit dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vrasje me paramendim” kryer për interes, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan);
  • “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 e 334 të Kodit Penal;
  • “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake” në automjet, “Mbajtje e municionit luftarake pa lejen e organeve kompetente”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 dhe 278/1/3 të Kodit Penal;
  • “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes e mbetur në tentative, e kryer në dëm të viktimës Aredin Behari, dy herë, në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019, në qytetin e Fierit, në bashkëpunim të thjeshtë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1 dhe 25 i Kodit Penal;
  • “Vrasje në rrethana të tjera të cilësuara”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasve Agim dhe Ilir Boriçi, kryer në datën 11.04.2018 në qytetin e Fierit, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 79/dh, 22, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

/f.s

Next Post
Zbardhet dëshmia e gruas së Jetnor Zhabolit: Jam dhunuar, por s’e kam kallëzuar sepse e dua

Zbardhet dëshmia e gruas së Jetnor Zhabolit: Jam dhunuar, por s’e kam kallëzuar sepse e dua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In