Ndonëse në pikën kufitare të Kapshticës është krijuar radhë e gjatë emigrantësh shqiptarë dhe mjetesh që duan të kalojnë drejt shtetit helen, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë vjen me një njoftim të rëndësishëm.
Duke qenë se kuota ditore prej 300 personash u plotësua, Drejtoria e Kufirit pohoi se autoritetet greke kanë pezulluar punën dhe se sot nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë.
NJOFTIMI
Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.
/a.r