Në Dubai ka nisur puna për ngritjen e terminalit të aeroportit që sipas mediave të huaja, do të jetë më i madhi në botë. Kostoja? Plot 35 miliardë dollarë. Kryeministri i Dubait dhe nënpresidenti thanë të dielën se terminali i ri do të jetë 5 herë më i madh se aeroporti aktual ndërkombëtar i Dubait, me 260 milionë pasagjerë në vit.
“Sot, ne miratuam projektet për terminalin e ri të pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar. “Al Maktoum” do të gëzojë kapacitetin më të madh në botë, duke arritur deri në 260 milionë pasagjerë. Ai do të jetë 5 herë më i madh se aeroporti aktual ndërkombëtar i Dubait dhe të gjitha shërbimet do të transferohen tek ai në vitet e ardhshme. Teknologjitë e reja të aviacionit do të përdoren për herë të parë në këtë sektor. Ky aeroport do të presë kompanitë lider në botë në sektorin e transportit ajror. Do të ndërtojmë një qytet të tërë përreth tij. Është një projekt për brezat e ardhshëm, për fëmijët tanë. Do të jetë padyshim qendra e re globale”, ka shkruar në rrjetin social “X” Sheikh Mohammed.
Today, we approved the designs for the new passenger terminals at Al Maktoum International Airport, and commencing construction of the building at a cost of AED 128 billion as part of Dubai Aviation Corporation’s strategy.
Al Maktoum International Airport will enjoy the… pic.twitter.com/oG973DGRYX
— HH Sheikh Mohammed (@HHShkMohd) April 28, 2024
Pasi të përfundojë, Aeroporti Ndërkombëtar “Al Maktoum”, puna për zgjerimin e të cilit nisi në 2010-ën, ai do të ketë 5 pista paralele dhe 400 porta avionësh.
Paul Griffiths, CEO i “Dubai Airports”, tha se zhvillimi i tij do të forcojë pozicionin e Dubait si një qendër kryesore e aviacionit. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka qenë në fakt aeroporti më i ngarkuar në botë për 10 vjet rresht.
Gati 87 milionë pasagjerë përdorën qendrën e tranzitit vitin e kaluar, duke tejkaluar nivelet e para pandemisë. Dubai njoftoi një rekord prej 17.15 milionë vizitorësh ndërkombëtarë në 2023, gati 20% më shumë se një vit më parë.
/a.r