• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Plot 200 mln euro dëm nga përmbytjet në 6 vite, pa llogaritur kostot sociale

by A R
30/11/2017 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një një kohë kur strukturat e emergjencave civile kanë njoftuar për rrezik përmbytjesh në disa qarqe të vendit, kjo situatë pritet të rëndojë faturën financiare të krijuar ndër vite si pasojë e katastrofave natyrore.

Sipas vlerësimit të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, në bashkëpunim me Bankën Botërore, që prej vitit 2009, kur përmbytjet kanë vijuar me intensitet të lartë, deri në fund të vitit 2015 dëmi llogaritet në 200 milion euro.

Sipas të njëjtave përllogaritje, dëmi vjetor nga përmbytjet, zjarret apo tërmetet përllogaritet në rreth 35 milion euro, ndërkohë që vetëm për përmbytjet e janarit 2016 fatura arriti në rreth 9 milionë euro.

Megjithatë këto kosto mendohet të jenë edhe më të larta, duke qenë në to nuk janë përfshirë kostot sociale bën me dije “Scan”.

Në kushtet, kur kulturat bujqësore rrezikohen vazhdimisht nga përmbytjet, Banka Botërore ka sugjeruar për fermerët, që të orientojnë investimet e tyre me ndryshimet klimaterike, duke u ‘larguar’ nga drurët, që nuk përballojnë dot lagështirën, drejt kultivimit të drithërave.

Ndërkaq, sipas raportimeve të fundit të Ministrisë së Bujqësisë deri në mesditën e 30 nëntorit nuk është shënuar ndonjë situatë problematike. Nga ana tjetër, Korporatat Elektroenergjetike Shqiptare raporton rritje të nivelit të ujit në Kaskadën e Drinit, ndërkohë që të gjithë akset rrugore janë të kalueshëm./a.m.

Next Post
Vendet e brishta të Ballkanit po vëzhgohen nga shërbimi sekret gjerman

Vendet e brishta të Ballkanit po vëzhgohen nga shërbimi sekret gjerman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com