• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plehrat sheshit, një mallkim i plazheve shqiptare

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë momentet kur dielli po perendon dhe plazhistët i janë drejtuar xhiros së darkës. Në plazhin e Shengjinit është një prej pedonaleve më të bukura nga të gjitha zonat turistike të vendit e cila u pat ndërtuar para zgjedhjeve të vitit 2013.

Ky investim modest në dukje ia ka rritur vlerën qytetit te vogel, duke “joshur” edhe turistë nga Jugu të cilët nuk i kanë traditë pushimet në këtë zonë. Por në anë të saj, të pas filizave të palmave, koshat janë plot e përplot me plehra. Duket se kanë kohë pa u zbrazur pasi pirgje të tjera mbeturinash janë vënë rreth tyre. Era që kutërbojnë i ka irrituar të gjithë, por sërish ata zgjedhin të ecin. Kanë paguar shumë për këto pushime!  Po me të guximshit janë ata policët. Një grup nga policia bashkiake është akomoduar në shetitore, pranë tyre janë nja pesë gjashtë policë të rendit. Një grup tjetër nga policia tatimore ka zbarkuar nëpër tezga kioska e lokale për kuponin tatimor. Policia rrugore matanë në hyrje të qytetit ditë për ditë ndërron tabelën e qarkulimit në dy rrugicat hyrëse në plazh duke provokuar me dashje gjobat për turistët nga kosova të cilët nuk i johin këto hile.

E teksa i gjithë shteti ka zbarkuar në plazhe për të kërkuar llogari, për qarkullimin, për kuponin dhe për taksat e bashkisë asnjë nga autoritetet policore nuk po tregon hic shqetësim për plehrat, që përveçse po tmerrojnë turistët rrezikojnë të përhapin epidemi të rëndë.

Plehrat janë një problem i hershëm i plazheve tona, por situata është rënduar këtë vit. Që kur reforma territoriale transferoi komptencat administrative tek bashkitë e mëdha, territoret e plazheve nuk janë më si më parë.  Vëmendja e bashkive për plazhet duket se më shumë është zhvendosur për vjeljen e taksave të hapsirës se sa për pastrimin e territoreve. Të paktën në Shëngjin, plehrat kanë zaptuar të gjithë plazhin dhe ujrat e zeza kanë plasur në rrugën kryesore. Situatë e ngjashme është edhe plazhet e tjera masive si Velipojë, Durrës etj dhe gati njësoj rëndë edhe në plazhet e tjera.

Qeveria reagon me vonesë, nxjerr sërish ushtrinë

Qeveria me një vendim të posacëm i ka akorduar ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, një fond shtesë prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për Komandën Mbështetëse, për mbulimin e shpenzimeve të strukturave të Forcave të Armatosura, të angazhuara për pastrimin e disa akseve rrugore dhe zonave bregdetare për sezonin turistik veror, për vitin 2016, në mbështetje të organeve të pushtetit vendor.

Fondi prej pesë milionë lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ministria e Mbrojtjes (Komanda Mbështetëse), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe organet e pushtetit vendor, të përcaktojnë akset rrugore dhe zonat bregdetare që do të pastrohen, kohën, mjetet dhe personelin e Forcave të Armatosura që do të angazhohet.

Monitor/d.i.

 

Next Post

Grabitje me armë te koka, gruaja e këngëtarit lezhjan rrëfen natën e tmerrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

February 17, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In