• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Plehrat” nga Italia, shumë më të pastra se ato që mbushin rrugët tona

by Mentor Kikia
13/07/2016 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile, jo aq të shumtë sa tre vjet më parë, u shfaqën sërish për të kundërshtuar ndryshimin në ligjin për ndalimin e importit të mbetjeve të riciklueshme. Unë personalisht, me gjithë ndjeshmërinë e madhe që kam ndaj mjedisit, nuk iu bashkova protestave të këtij grupimi atëherë dhe nuk e mbështes as tani reagimin e tyre, për shumë arsye:

Sepse “plehrat” që ata pretendonin se do të ndalonin të vinin në Shqipëri, në fakt ishin thjesht lëndë e parë për industrinë e riciklimit. Ishin ambalazhe plastike, letër, etj, shumë herë më të pastra se këto që gëlojnë dhe mbushin rrugët, sheshet dhe lëndinat këtu.

Sepse vizitova disa fabrika riciklimi dhe pashë se plehra ishin këto tonat, që ne nuk i ndajmë që në burim, por i hedhim bashkë me mbetjen organike, dhe jo ato që vinin nga Italia, ku ndahen në mënyrë të diferencuar.

Sepse më shumë se mjedisore, fushata e tyre më dukej, në mos e sponsorizuar, me sfond politik dhe që prodhoi mjaftueshëm vota, me gogolin se anijet me plehra, nga ato që mbushim në kazanët pa kapakë e pa fund e qelbin rrugët, janë nisur nga Italia të vijnë në Shqipëri. Ndërsa sot më duket një përpjekje për të treguar se ajo nuk ishte e tillë.

Sepse sot qeveria, përmes nismës së tre deputetëve, po korrigjon një gabim apo veprim të qëllimshëm, që vuri në prag falimentimi industrinë e riciklimit në Shqipëri, e cila është në fakt pastruesja më e madhe e këtij vendi.

Sepse janë ricikluesit që, me një ushtri punëtorësh, të cilët ashtu si milingonat, mbledhin rrugë më rrugë, trotuar më trotuar, kanal më kanal, shesh më shesh, lëndinë më lëndinë, ferrë më ferrë, kudo e ku të munden, bidonë, kanoçe, qese, kartonë, letra e gjithçka që riciklohet.

Sepse kjo lëndë e parë që mblidhet këtu, nuk përbën as 20% të kapacitetit të punës së tyre, pasi ne nuk i ndajmë mbetjet në burim dhe ata mbledhin çfarë hidhet rrugëve.

Sepse jam i bindur se nëse mbyllet industria e riciklimit, atëherë vendi do të jetë para një katastrofe mjedisore, në kushtet kur mbetjet në shumicën e territorit as nuk mblidhen fare, dhe në kushtet kur në asnjë familje dhe asnjë institucion, ato nuk diferencohen.

Sepse jemi i vetmi vend në Evropë që mbeturinat i shkarkojmë edhe zyrtarisht ende në lumenj, përrenj, pyje, parqe e kanale. Përfshirë këtu edhe mbetjet spitalore ku nuk mungojnë edhe këmbë e duar të prera pacientësh.

Sepse vendimi i parë i qeverisë së Ramës, ishte i detyruar si premtim elektoral, por ishte në kundërshtim me marrëveshjet e BE-së për listën e gjelbër, që ka nënshkruar edhe Shqipëria.

Sepse lënda e parë që importohet nuk është plehra, as mbeturina, por lëndë e parë që qarkullon lirshëm në çdo vend të BE-së dhe disa vende e kanë të ndaluar madje ta eksportojnë, sepse e duan për industrinë e tyre.

Sepse, nëse ne kemi frikë se bashkë me lëndët e riciklueshme, në Shqipëri do të futen edhe mbetje toksike, atëherë le të ndalojmë edhe importin e rrobave nga Turqia, pasi me to bëhet trafiku më i madh i drogës nga ky vend. Meqë me makina bëhet transporti i drogës në Perëndim, të ndalojmë edhe futjen dhe daljen e makinave nga Shqipëria. Meqë janë zbuluar disa raste kur droga është transportuar me mobilie, atëherë të ndalojmë edhe importin dhe eksportin e mobilieve.

Si një njeri që ka një dekadë me thes në kurriz, që punon vullnetarisht për të pastruar vendin e tij, si një njeri që i dhemb shkatërrimi i tokës, ujit dhe ajrit të këtij vendi, unë i ftoj të gjithë, së pari ambientalistët, ata që e kanë këtë ndjeshmëri, që të bëhemi bashkë dhe t’i bëjmë një shërbim të madh këtij vendi: Të ushtrojmë presion me peticione, protesta, referendume, me ç’të mundemi ta detyrojmë qeverinë, që para se të bëjë stadiume, me dhe pa kullë, të ndërtojë impiante riciklimi për mbetjet. Të ndërtojë infrastrukturë, në qytete, fshatra, plazhe e zona turistike. Të miratohen ligje të rrepta kundër atyre që hedhin mbeturinat ku të munden, nga bashkia deri tek ai fshatari në majë të malit, dhe të paguhen njerëz për zbatimin e tyre. Pra, të shpëtojmë Shqipërinë nga plehrat që po na mbysin. Nga plehrat tona. T’i lëmë kauzat e paqena dhe protagonizmin pa kauzë.

Next Post

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besa e kryepunëtorit

July 25, 2026
Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

July 25, 2026
Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

July 25, 2026
Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

July 25, 2026
Trump sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”: Do kandidoj sërish për president

Trump sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”: Do kandidoj sërish për president

July 25, 2026
Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

July 25, 2026
Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

July 25, 2026
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin

July 25, 2026
Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran, Trump nxjerr detaje nga negociatat

2.2 miliardë dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump

July 25, 2026
Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In