• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plehrat janë kthyer në minierë ari. Katër këshilla si të bëhesh milioner në Shqipëri!

by Lutfi Dervishi
12/07/2022 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Këshilla në fakt është standarte jo vetëm për Shqipërinë, por për këdo që ka ëndërr të bëhet milioner, këshilla vlen për kohë normale, por edhe për kriza si kjo që po kalojmë.

Mos merr borxh – Gjëja e parë që duhet të kesh parasysh është të qëndrosh larg borxheve. Nuk duhet të ndjekësh shembullin e disa milionerëve shqiptarë që kanë miliarda borxhe nëpër banka dhe individë të tjerë. Borxhi të duket i ëmbëll në fillim, por fundin e ka të hidhur.

Kursim, kursim, kursim – Milionat nuk bëhen duke kursyer miliona, por duke kursyer qindarka. Gjithmonë ka hapësirë për të kursyer. Nëse ke ngrënë deri dje dy kafshata bukë, mjaftohu me një kafshatë. Nëse ke pirë një gotë ujë, mendo se të mjafton edhe gjysëm gote me ujë.

Mos harro këshillën se uria të bën shumë mirë për shëndetin, sepse trupi ushqehet me qelizat e tepërta dhe nuk ke pse shpenzon për mjekë apo për palestër. Një paralajmërim nëse nuk ha ushqimin si ilaç atëherë do të hash ilaçin si ushqim.

Hiq dorë nga shpenzimet e tepërta – Nëse deri dje ke përdorur autobuzin, ec në këmbë. 400 lekë vajtje, dhe 400 lekë ardhje bëjnë 800 lekë në ditë, 292 mijë lekë në vit dhe 3 milionë lekë në 10 vjet. Vetëm nga një biletë autobuzi! Po sikur të kursesh te dritat, te uji, te gazi, te nafta atëherë milionat do të ndjekin nga pas. Dhe milionat do të “pjellin” miliona.

Mendo si milioner, por mos u shfaq si i tillë – Mos e hiq nga mendja idenë se do të bëhesh milioner, por mos u shfaq si i tillë. Njerëzit janë ziliqarë të lindur. Askush nuk do që të të shoh më mirë se vetja. Për shembull, hiqu sikur nuk ke të ardhura, sikur mezi ja del, sikur mbledh kanaçe, apo sikur jeton në azil të pleqve.

Ja kështu bëhesh milionerë. Nëse nuk besoni atëherë lexoni lajmet se si njerëz që jetojnë në azil, njerëz që nuk kanë shtëpi, njerëz që mbledhin kanaçe, apo njerëz që kanë ndërruar jetë, luajnë miliona e miliona. Dhe nuk paguajnë as taksat!

Dikush do të thotë se nuk e kanë të gjithë atë fat sa të lidhen me biznesin e incineratorëve. Këtu gaboheni. Ky vend historikisht ka vuajtur për shumëçka, por asnjëherë për plehra. Këtu ka plehra për të gjithë. Madje sa më shumë plehra aq më shumë rritet çmimi. Nëse gjetkë, plehrat i riciklojnë, apo i djegin, këtu plehrat janë kthyer në minierë ari.

Për to duhet shkruar më shumë, duhen respektuar dhe nderuar siç duhet. Një dekoratë nuk do të ishte e tepërt, një instalacion artistik është tashmë i vonuar. Ndryshe nga vende të tjera që plehrat i mbajnë nën tokë. Ne i mbajmë mbi tokë. Madje edhe mbi kokë! Madje edhe i votojmë.

Next Post
Khloe Kardashian pozon me bikini e shtrirë në një jaht

Khloe Kardashian pozon me bikini e shtrirë në një jaht

Comments 1

  1. Liman Lila says:
    4 years ago

    Je hileqar katundar bullgar o druzhe Lutfi, dobro bre dobro, kako ste, udri bre udri, çfarë kombësie ke o brate ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In