Një zonë e konsiderueshme e plazhit të Durrësit ka mbetur pa energji për shkak të dëmtimit të linjave elektrike. Lajmin e njofton vetë OSHEE, e cila në njoftimin e saj shton se bëhet fjalë për zonën nga qyteti deri në urën e Dajlanit.
OSHEE thekson se energjia në qytet është rikthyer teksa po punohet ende për normalizimin e situatës në zonat e plazhit.
Ndërkohë OSHEE njofton gjithashtu. se do të marrë të gjitha masat ligjore ndaj firmës private që dëmtoi linjat elektrike në Durrës./java