• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plazhet / Klosi: Vendori s’e ka kuptuar problematikën e papastërtive

by Java News
01/08/2019 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga mbledhja e radhës e Komitetit Rajonal të Turizmit në qarkun Lezhë, ministri Blendi Klosi tha se megjithë masat e ndërmarra për sezon turistik të mirëmneaxhuar, problematikat mbeten ende evidente.

Por, për ministrin Klosi me rëndësi përveç listimit të problematikave mbetet diskutimi me përfaqësues të pushtetit lokal, për të ndarë detyrat dhe vendosur bashkërisht rregullat për sezon turistik më të pastër, me më shumë shërbime.“Problematikë e madhe mbetet pastërtia. Zgjedhjet lokale sollën pasoja në sezonin turistik, jo vetëm nga debate i madh politik në Tiranë, por edhe nga një ftohje e punës së strukturave të bashkive tona. Jo më kot kemi ardhur në Kune Vain për ta bërë këtë diskutim pasi ne gjejmë problematika jo të vogla në kuadër të gjithë trajtimit të pastërtisë në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës. Në të dyja zonat tona të mbrojtura, qoftë kjo e Kune Vainit, qoftë në zonën e mbrojtur të lumit të Buna, ne kemi një sërë problematikash që vijnë nga një raport jo i drejtë i të kuptuarit të pastërtisë nga pushteti lokal. Zonat tona të mbrojtura nuk mund të jenë venddepozitime të daljeve të kanaleve të kullimit apo të kanaleve të pastrimit të ujërave të zeza në liqenin e Shkodrës”, tha ministri Klosi, i cili shtoi se fenomeni i derdhjes së ujërave të zeza në det nuk duhet të ekzistojë në asnjë kohë, jo më gjatë muajve të verës, pasojat e të cilit do të ishin të rënda për mbarëvatjen e sezonit turistik.

“Kemi problematika të vërteta në trajtimin e zonave të plazhit nga mosfunksionimi ashtu siç duhet i pushtetit vendor dhe nga mosfillimi i zbatimit të VKM-së përsa i përket hapësirave në të cilat zhvillohet plazh në të gjithë zonën e qarkut të Lezhës. Sot që flasim kemi dy probleme kryesore: E para, akoma kemi kontrata të palidhura me pushtetin lokal, pra informalitet të drejtpërdrejtë të atyre që shfrytëzojnë hapësirën e plazhit dhe e dyta, po aq problematike janë hapësirat publike për njerëzit e zakonshëm, të cilët duan të pushojnë jo në vendet e uzurpuara nga operatorët turistikë”, tha ministri Klosi, i cili kërkoi ndërhyrjen e çdo përfaqësuesi të komitetit rajonal të turizmit të trajtojë me rigorozitet çdo problematikë, që cenon sezonin turistik, të kërkojë me këmbëngulje zgjidhjen e trajtimit të ujërave të zeza, në të gjithë qarkun e Lezhës.

“E treta, është problematika me forcat e rendit përsa i përket raportimit të plotë, besoj që kemi një punë shumë të mirë përsa i përket respektimit të orareve por përsëri zhurmat janë shqetësuese në disa momente në zonat e pushuesve. Kemi ankesa që vijnë edhe nga platforma e bashkëqeverisjes për mosrespektim të fashave të orareve të vendosura nga VKM për zonat ku zhvillohet aktivitet muzikor”, u shpreh ministri Klosi.

Next Post
Ekstradohet në atdhe kinezi i kapur në aeroportin e Rinasit, ja krimet për të cilat u dënua

Ekstradohet në atdhe kinezi i kapur në aeroportin e Rinasit, ja krimet për të cilat u dënua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

September 30, 2026
Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

September 30, 2026
PD mbledh Kryesinë, propozohen ndryshime në statut: Rritje e përfaqësimit të diasporës dhe grave

“Ligj i ri për hallet e vjetra”- Propozimet e Ramës për ndryshimet në Kodin Penal, PD akuzon: S’i intereson kush rri në paraburgim me të drejtë ose jo, por…

September 30, 2026
Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

September 30, 2026
“Shqipëria është e pastër”, ISHP: Nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit Perëndimor

Virusi i Nilit Perëndimor ngre përsëri alarmin, 2 raste të reja shfaqen në Shqipëri! Shkon në tre numri i të infektuarve nga mushkonjat

September 30, 2026
Guardiola thyen heshtjen për rastin e Cityt: Do e kalojmë këtë së bashku! Jam këtu me ju, më shumë se kurrë

Guardiola thyen heshtjen për rastin e Cityt: Do e kalojmë këtë së bashku! Jam këtu me ju, më shumë se kurrë

September 30, 2026
58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

“Politico”: BE “hap portat”? Tregu europian afrohet për kandidatët, por përfitimet lidhen me reformat

September 30, 2026
Festivali i riteve në Gjirokastër, këngë dhe zakone që rikthyen trashëgiminë kulturore

Festivali i riteve në Gjirokastër, këngë dhe zakone që rikthyen trashëgiminë kulturore

September 30, 2026
“Po dëmtohet turizmi”, Dhoma Amerikane ngre shqetësimin: Shkak mungesa e ujit, ndotja dhe problemet me punonjësit

Saranda me fluks turistësh në shtator, vizitorët vazhdojnë të frekuentojnë bregdetin shqiptar edhe gjatë vjeshtës!

September 30, 2026
Thellohet kriza politike në Rumani, parlamenti rrëzon sërish kandidatin për kryeministër të propozuar nga presidenti

Thellohet kriza politike në Rumani, parlamenti rrëzon sërish kandidatin për kryeministër të propozuar nga presidenti

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com