Sezoni festiv i fundvitit automatikisht lidhet me dritat, borën dhe të ftohtin. Por shume personazhe zgjedhin detin dhe diellin për të kaluar pushimet e dimrit. Një prej tyre është Dua Lipa, e cila po kalon disa dite relaksi me të dashurin e saj në plazhet e Miamit.
Dua është shfaqur ne formë të mirë me një kostum me pika , ku ka tërhequr vëmendjen e paparacëve.
Wanda Nara, bashkëshorte e futbollistit Ikard, gjithashtu ka zgjedhur të pushojë në Maldive, për të lënë pas të ftohtin e Italisë së veriut.
Me forma të plota, biondja simpatike nuk nguron të tregojë diçka më tepër në fotot të nxehta.
Më provokative duket kur në foto bashkëshorti po kujdeset për fëmijët dhe ajo për një selfie perfekt.
Edhe fashion-blogerja më e dashur e kompanive të mëdha të modës Chiarra Ferragni ka treguar format e saj në disa foto të publikuara nga Duabi.
32-vjecarja po kalon disa ditë pushime me të birin dhe bashkëshortin Fedez.
/a.r










