• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Play off”-et e Championsit, frikë për dhunë nga tifozët e Zagrebit

by
17/08/2015 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tifozët ultras të Dinamos së Zagrebit kanë vënë në alarm klubin e Skënderbeut. Kampionët korçarë kanë marrë sinjale nga klubi kroat dhe nga UEFA se, pjesëtarë të tifogrupit “Bad Blue Boys”, të cilët janë në listën europiane të tifozëve huliganë, do të jenë edhe në “Elbasan Arena”.

“Ne kemi informacion që ky grupim tifozësh, i cili organizohet jo vetëm nga kroatë, por edhe nga binjakëzime të tyre me tifozeri greke dhe boshnjake, po organizohen dhe mendohet të jenë të pranishëm në Elbasan Arena. Ata bëjnë çdo gjë që të prishin mbarëvajtjen e ndeshjes, por jo vetëm”, tha Mario Nikolli, menaxher i skuadrës së Skënderbeut.

Pasi ka kërkuar qetësi nga tifozët shqiptarë, Nikolli ka kërkuar ndihmë edhe nga policia, që të marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e kësaj sfide kaq të rëndësishme për Skënderbeun.

Nikolli ka theksuar gjithashtu se, me skuadrën e Dinamos së Zagrebit do të vijnë dhe një numër i konsiderueshëm oficerësh kroatë, të cilët do të ndihmojnë palën shqiptare në neutralizimin e situatave të dhunshme, që mund të krijojnë tifozët e “Bad Blue Boys”.

Ndërkohë mësohet se, deri pasditen e së hënës janë shitur rreth 9 mijë bileta për sfidën mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit./Top Channel/

Next Post

U paguan mëngjesin dy zjarrfikësve të lodhur, ja si shpërblehet vajza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com