• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Platforma ka dalë jashtë kontrollit”, Kosova shqyrton mundësinë e mbylljes së Tik Tok

by A R
11/12/2024 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova po shqyrton mundësinë e mbylljes së rrjetit social Tik Tok. Lidhur me këtë u diskutua në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit. Deputetët nga mazhoranca dhe opozita përmendën rreziqet që po vijnë nga kjo platformë, ndërsa e pranishme në mbledhje ishte edhe kryetarja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku.

“Cilat janë mundësitë tona për ta shtrënguar këtë punën e TikTokut, pasi e dini ka qenë shqetësim i jashtëzakonshëm. Ka vende të ndryshme evropiane kur kërkohet letërnjoftimi i personit në fjalë ku kërkohet të hapet llogaria. Kjo eviton mundësinë e hapjes së llogarive të fëmijëve të mitur, po flas nën moshën 16 vjeçare… Është edhe një kërkesë për me mbyllë, por ndoshta mundet me shpjegu nëse këto rrjete sociale nuk i respektojnë rregullat e vendit, cila është mundësia me mbyllë komplet?”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

“Tash janë bërë shumë aplikacione, shumë rrjete. Tik-Toku është njëri prej rrjeteve që po duket se është jashtë kontrolli dhe është më i dëmshme. Nëse ShBA-të ndihen të rrezikuar nga Tik-Toku, atëherë Kosova e vogël natyrisht se do të jetë. Ne duhet të mendojmë këtu për reduktimin e tij ose ndalimin e tij. Duhet të mendojmë si shtet në këtë formë”, u shpreh Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetarja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi tha se mbyllja e kësaj platforme sociale është kompetencë e qeverisë.

“Sa i përket Tik-Tokut, kemi krijuar marrëdhënie bilaterale me ta. Kemi rritur moshën, politikat e privatësisë. Ta keni parasysh se te çështjet e platformave sociale në Kosovë, te problemi bazik është mungesa e domenit të Kosovës, domen zyrtar. Kemi shumë përdorues që operojnë në Kosovë por operojnë edhe jashtë në vende të tjera…Në flasim si shtet me ndalu apo mos me ndalu kjo nuk është në kompetencat e Agjencisë, por duhet të vendosë shteti”, tha Krenare Sogojeva-Dërmaku, kryetare e Agjencisw për Informim dhe Privatësi.

Në këtë mbledhje, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes miratoi planin e performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2025. Kryetarja Sogojeva-Dermaku, para deputetëve tha se prioritet e agjencisë është mbrojtja e të dhënave personale. Sipas saj, një gjë e tillë do të arrihet përmes shtimit të inspektimeve dhe ngritjes së kapaciteteve.

/a.r

Next Post
Ceka-Berishës në 34-vjetorin e themelimit të PD: Duhen shkruar kujtimet sa jemi gjallë

Ceka-Berishës në 34-vjetorin e themelimit të PD: Duhen shkruar kujtimet sa jemi gjallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In