• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Platforma e ringritjes së partisë së Topit”, si e komentojnë mbështetësit e Bashës nismën e kritikëve

by A R
05/10/2017 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka sinjalizuar dje rrëzimin e platformës së 63 eksponentëve të kësaj partie, për ringritjen e partisë më të madhe në opozitë, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit. Të gjitha parashikimet e platformës së ‘grupit rebel’ konsistojnë në një pikë të vetme: Në goditjen e kryetarit Lulzim Basha, duke kërkuar zgjedhje të reja brenda 9 muajsh. Por, deputetë të Partisë Demokratike mendojnë se, kjo platformë nuk i shërben opozitës dhe sfidave të saj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, i kontaktuar nga Shqiptarja.com ka ironizuar platformën e 63 eksponentëve të PD, me në krye Astrit Patozin dhe Ridvan Boden. Pollo thotë se është kurioz për platformën për ringritjen e partisë së Bamir Topit. “Jam kurioz për platformën e ringritjes së partisë së Bamir Topit”, pohon Pollo. Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha për Shqiptarja.com se çdo qasje përtej opozitës ndaj keqqeverisjes së vendit nuk u shërben demokratëve dhe vendit.

“Partia Demokratike çdo ditë po bën opozitën e kësaj keqqeverisje. Vendi ynë është në udhëkryqin e drogës e krimit nga njëra anë dhe qytetarëve që nuk besojnë në ketë qeverisje. Kriza morale dhe ekonomike shoqëruar me atë politike po dëshpëron shqiptarët sot. Kjo duhet të shqetësojë çdo demokrat sot. Çdo qasje përtej këtij qëndrimi nuk i shërben demokratëve dhe vendit”, ka pohuar zonja Çupi. Në një linjë është edhe deputeti demokrat, Klevis Balliu.

“Mendoj që sot ajo çka ka rëndësi është gjendja e Shqipërisë për shkak të krimit, i cili sot kontrollon institucionet e shtetit. Dhe çdo luftë tjetër, aq më tepër kur ato janë fiktive, shërben thjesht për të zhvendosur vëmendjen nga problemi i vërtetë tek ai imagjinar. Kjo nuk i shërben Shqipërisë. Kjo nuk i shërben shqiptarëve që do të thotë kjo nuk i shërben PD, pasi PD është Partia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve”, tha Balliu.

Nuk ka dyshim se shumica e grupit parlamentar demokrat është kundra propozimit të 63 eksponentëve të PD, por i rëndësishëm mbetet qëndrimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për platformën e shpallur. Ditët e fundit, lideri historik i PD po mban një pozicion të ndërmjetëm, ndërsa ka bërë thirrje për bashkim dhe reflektim.

Fatbardha Kadiu
Deputetja demokrate Fatbardha Kadiu, duke komentuar platformën, u shpreh se Partinë Demokratike nuk është biznes ku secili merr dividentin. “Dëshira për të përmirësuar apo ringritur partinë ku dikush aderon është element që e përndjek njeriun në çdo moment të jetës së tij, dhe nuk mund të jetë një ndjesi që shfaqet 4 vite po, 4 vite jo e pastaj 8 vite të tjera po etj. Ajo çka dua të shpreh është që vlen të konsiderohet e vlerësohet kjo ndjesi e dëshirë për të menduar për partine nga individë të ndryshëm.

Partia Demokratike tashmë besoj se është në një epokë postmoderne dhe mbeten disi të vonuara teoritë e partisë moderne. Partia Demokratike nuk është emër i përveçëm dhe nuk është as biznes ku secili merr dividentin në fund të datës së maturimit”, pohon deputetja.

Mesazhi i Lulzim Bashës
Disa ditë më parë, pas mbledhjes së Kryesisë, kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi se PD nuk ka kundërshtar brenda vetes së saj. “Sa kohë të jem unë kryetar i Partisë Demokratike, nuk do të ketë fraksione në Partinë Demokratike. Partia Demokratike nuk ka kundërshtarë brenda vetes së saj. Ka vetëm një kundërshtar dhe ky kundërshtar nuk është thjeshtë një person, por është ajo çfarë personifikon ky person; aleancën e krimit.

Dhe ne jemi përballë tyre si aleanca e vlerave dhe në këtë aleancë të vlerave ka patur, ka dhe do të ketë edhe më shumë vend për mendimin kritik, për rrahjen e mendimit dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot, vendim unanim”, pohoi Basha.

Genc Pollo
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka ironizuar platformën e 63 eksponentëve të PD, teksa shprehet se është kurioz për platformën për ringritjen e partisë së Bamir Topit.

Dhurata Çupi
“Kriza morale dhe ekonomike shoqëruar me atë politike po dëshpëron shqiptarët sot. Kjo duhet të shqetësojë çdo demokrat sot. Çdo qasje përtej këtij qëndrimi nuk i shërben demokratëve dhe vendit”. /Shqiptarja/a.m.

Next Post
TABELA/ Zbardhen tarifat e studimit në të gjitha degët e Universitetit të Tiranës

Rikthehen degët e mësuesisë, rritet interesi i studentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In