• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Platforma e qeverisë për nxitjen e turizmit elitar, ja lehtësirat për investitorët

by Java News
26/10/2017 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka tashmë një platformë të qartë për zhvillimin e turizmit elitar në vendin tonë.

Në platformën e re fiskale të vitit të ardhshëm, e cila duhet ende të miratohet në Kuvend, parashikohet që të gjithë ata që do të investojnë në ndërtimin e strukturave akomoduese me 5 yje, nuk do të paguajnë tatim fitim për dhjetë vitet e para të aktivitetit të tyre në vend.

Njëkohësisht, bizneset që do të investojnë paratë e tyre për zhvillimin e një sektori të turizmit elitar në vendin tonë, do të përjashtohen nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë.

E gjithë kjo do të ndodhë paralelisht me një tjetër strategji të miratuar tashmë nga qeveria, për ndërtimin e një rrjeti porte jahtesh në të gjithë gjatësinë e vijës bregdetare të Shqipërisë.

Këto lehtësira u zbuluan ditën e enjte, në fjalën e mbajtur nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në forumin e “Tirana Business Matching”.

Të gjithë këto masat pritet që t’i japin një hov të mëtejshëm industrisë së turizmit, një sektor i cili punëson mbi 55 mijë shtetas dhe kontribuon me 10-12% të PBB të përgjithshme të vendit.

Në vitin 2016, të ardhurat nga turizmi shënuan rekordin e 1,5 miliardë eurove, ndërsa pritet që në vitin aktual, të ardhurat nga turizmi të rriten më tej, duke prekur shifrën e 1,7 miliardë eurove.

Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, një zhvillim i qëndrueshëm i sektorit turistik gjatë 10 viteve të ardhshme, mund të lejojë që deri në 2030-n, 250 mijë shqiptarë të jenë të punësuar në këtë sektor.

a.ç

Next Post
Kush janë futbollistët që gjuajnë Ilda Bejlerin? Rrëfehet gazetarja seksi

Kush janë futbollistët që gjuajnë Ilda Bejlerin? Rrëfehet gazetarja seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In