• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Platforma e PS për vlerësimin e deputetëve, Balla: Jo si në ndonjë forcë politike ku voton atë që nuk e do

by Ardit Rada
04/10/2020 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Anëtarët e PS janë pa dyshim struktura që merr vendimet më të rëndësishme dhe konsultimi i anëtarësisë së partisë lidhur me ekipin që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit është një prej qëllimeve të këtij procesi”, u shpreh sot Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla duke shpjeguar platformën e re online në një konferencë për mediet me kryeministrin Edi Rama.

Balla tha se “prej më shumë se një viti ne kemi punuar për të krijuar një platformë dixhitale. Pjesa e prezantuar sot është vetëm një pjesë e vogël e asaj që PS ka mundësuar”.

“Çdo anëtar i PS që tashmë i ka të gjitha të dhënat të hedhura në platformën dixhitale të sekretuar do të marrë përmes shërbimit postar kredencialet për të aksesuar platformën “anetaresia.ps.al”. Anëtari merr kodin e përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe faqja e parë ku ai akseson është lista e kandidatëve të qarkut ku ai bën pjesë të renditur alfabetikisht ku secili prej tyre do të vlerësohet lidhur me performancën, theksoi Balla.

“Dua të garantoj çdo aëtar të Partisë Socialiste që ky është një proces me integritet të plotë, ku vlerësimi i tyre është shumë konfidencial dhe është shumë e rëndësishme që gjithkush të marrë pjesë”, u shpreh Balla.

“Kjo është një risi që përshtatet në fakt edhe me nevojat që solli pandemia, pra është nevojë në kushtet kur nuk mund të mblidhemi në takime të mëdha, nuk mund të zhvillojmë procese tradicionale votimi që mund të transformohen pastaj edhe në procese qesharake sikundër keni parë në ndonjë forcë tjetër politike ku ndodhin elemente të padëgjuar më parë që voton ata që nuk do. Unë di që historikisht duhet të votosh atë që do, atë që beson. Qesharakja thellohet kur për të shpëtuar njërin apo tjetrin, duhet të rrisësh fiktivisht numrin e pjesëmarrësve”, theksoi Balla.

“Këto në botën dixhitale nuk mund të ekzistojnë më. Ky është një proces që po e bëjmë për herë të parë. Janë të pakta forcat politike në Europë që kanë një platformë të tillë dixhitale ku anëtarësia e partisë në këtë fazë do konsultohet për ekipin, do ketë një fazë ku do konsultohet për çështje programore e plot gjëra të tjera”, vuri në dukje ai.

Çdo anëtar i PS ka kohë 50-ditore dhe në përfundim të dhënat do përpunohen duke ruajtur konfidencialitetin, pasi siç u shpreh Balla, “ne na duhet realisht se çfarë mendon anëtarësia e PS-së”.

Balla i bëri thirrje anëtarësisë ta vlerësojë platformën dhe të bëhet pjesë e saj.

Next Post
Fakenews me mbetjet toksike/ Braçe: Shpifja në krye të shtetit, të hetohet dhe mos t’i jepet imunitet si vrasjeve shtetërore

Fakenews me mbetjet toksike/ Braçe: Shpifja në krye të shtetit, të hetohet dhe mos t'i jepet imunitet si vrasjeve shtetërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

October 23, 2026
Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In