Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli tha se të gjithë deputetët që janë votuar më 25 prill duhet të mbështesin platformën për bashkim të PD.
“Sot opinioni publik është njohur me një draft platformë nga z.Enkelejd Alibej si dhe një listë të deputetëve që e mbështesin këtë propozim. Po ashtu në të njëjtin komunikim janë bërë me dije dhe qëndrimet e një pjese të vogël të grupit që kishin kërkuar që ato të deklaroheshin nga z. Alibej publikisht.
Me këtë rast në respekt të gjithë votuesve të mi dhe në cilësinë e deputetes së Qarkut Shkodër sqaroj qëndrimin tim me këtë çështje:
1. Kam kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj hartuesve të draftit, dhe çdo propozimi me këtë qellim, të mbështetet ose jo me votë dhe saktësisht me Votim të Fshehtë nga tē gjithë deputetet e PD.
2. Drafti dhe çdo propozim tjetër gjykoj që duhet diskutuar dhe debatuar në mbledhjen e gjithë deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit pa asnjë përjashtim duke garantuar transparencë tē plotē!
3.Cdo draft propozim përfshirë edhe i sotmi duhet të siguroj pa dallim dhe qëndrimet përkatëse të cdo deputeti të Partisë Demokratike!
I qëndroj fort bindjes se të gjithë krahët në PD në situatën ku ndodhemi duhet të gjejnë kurajën që permes dialogut të hapur, të gjejnë rrugët e bashkimit ku e para dhe e vetmja duhet te jetë vota dhe gjithëpërfshirja e demokratëve!”, shkruan ajo
Grupi parlamentar i partisë demokratike nuk është vet partia demokratike