Arjola është akoma e acaruar pas debatit me Antonelën. Ajo u shpreh se Antonela e humbi logjikën dhe kontekstin e të biseduarit.
“Ajo e humbi logjikën dhe kontekstit dhe filloj të bërtiste se nuk dinte çfarë të thonte.Do ishte më e drejtë të thonte më ngeli hatri kur i përmenda punën e mamit. Ishte thjesht një batutë shoqërore. Ajo s’ka shans të zihet më me mua. Do ta lej të flasi në Prime. Unë s’kam ardhur për t’u zënë, ajo le të zihet më kë të dojë”, tha aktorja e shqetësuar.
Ndërkohë, në një tjetër episod, diskutimi mes Donaldit dhe Ilirit agravoi mes dyshes. Iliri u acarua shumë duke i thënë se ai nuk di asgjë në lidhje më të.
“Ti nuk di asgjë për mua. Si ke guxim flet për mua kështu edhe bën parashikime të tilla kur s’më njeh”, tha Iliri.
“Kam të drejtë të bëj çdo gjë në këtë shtëpi se të gjitha parashikimet më kanë dalë”, ju kthye Donaldi.
“Keni qënë 7 persona kundër meje për 1 koncept që kam pasur unë, për të më larguar nga shtëpia. Mua s’më han fare për asgjë, se s’jam këtu as për produksionin as për ty as për të gjithë ju. Jam për veten time dhe për ata që janë andej mureve”, tha Iliri. TCh