• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plasi në “Kuçovë”…

by Artur Ajazi
30/05/2025 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Tanimë Sali Berisha duhet të merret edhe me betejën mes njeri-tjetrit që kanë nisur kandidatët humbës dhe fitues nga Partia Demokratike. Ajo që kemi parë deri sot, nuk është asgjë. Pritet që pas tre kandidatëve Alimehmeti, Hajdarmataj, Hoxha, e Kalaja, të dalin sërish emra të tjerë. Një prej tyre, është edhe Myslim Murrizi, i cili “po zjen” nga inati dhe mllefi. Ai është gati të shpërthejë si gjithmonë ndaj atyre që i hoqën fitoren në 11 Maj.

E ndërsa Berisha pergatitet për “mësymjen” vjeshtuke  ndaj Edi Ramës, duket se fronti i “luftës së brëndshme”, do ti hajë më shumë kohë. Plasi si në “Kuçovë”. Por do të plasë pas Shtatorit edhe më keq në PD. Qetësia e sotme, do t’ja lerë vendin furtunës shumë shpejt. Pothuajse gjithë kandidatët e PD, pavarsisht hamendësive për fitoren e votave të mundshme në 11 Maj, ishin të bindur se, fitorja e pushtetit do të ishte e sigurtë. Ardhja e bujshme e La Civitas, premtimet dhe gajreti që Berisha po u bënte përgjetë 1 viti, duket se doli bllof. Ata e dinin se me Edi Ramën përballë me votën e lirë, nuk fitonin pushtetin, ndaj shpresonin tek “magjia LaCivita”.

Aq tuafë dukeshin shpesh kandidatët e Berishës në fushën elektorale, sa duhej të mendoje se, kjo parti po tallet me votën e bazës së telekosur. Kudo në degët e PD në rrethe, dhe sidomos në korridoret e zyrave të selisë blu në Tiranë, flitet dhe përflitet humbja, vjedhja, kaosi, abuzimi, flirtimi, dhe kjo jo mes demokratëve dhe socialistëve, por mes kandidatëve të listës së PD me komisionerët dhe numuruesit e votave. Ka hamendësi për blerje, për shitje, për marrëveshje, për aleanca të fshehta, nga ku kanë mbetur jo pak por mbi 68 emra të zhgënjyer. Berisha nuk mund ti ndalë dot kandidatët humbës, të kërkojnë hapjen e kutive, kamerave, dhe rinumurimin, pasi “shejtani ka dale nga shishja”.

Humbja katastrofike e 11 Majit, i ka trimëruar shumicën e kandidatëve, të cilën nuk shohin më shpresë as tek ankesat e Berishës, dhe as tek  vëmëndja e ndonjë nderkombëtari, për të ndikuar tek Edi Rama. Zgjedhjet dhe rezultati i 11 Majit, pothuajse po çertifikohet nga KQZ-ja, ashtu siç po miratohet fitorja e Partisë Socialiste edhe nga nderkombëtarët. Çudia më e madhe tre ditë zgjat. Realisht pritet të ndodhë një gjë në Shtator. PS do të merret  me konturimin e qeverisjes së re, për të nisur rrugëtimin drejt mandatit të ri, kurse PD do të merret me qetësimin e situatës së brëndshme, e cila ka gjasa ti dalë jashtë kontrollit kësaj here Berishës.

Çdo alibi dhe skenar për të fajësuar PS dhe Ramën po bie. Kjo për faktin sepse nuk janë 1 mijë apo 2 mijë vota, por mbi 200 mijë të tilla që i kanë firuar PD kësaj here. Ndaj besoj se Berisha ka përpara një betejë të brëndshme më emergjente, për të siguruar  vazhdimësinë si kryetar PD-je, se betejën me fituesin e zgjedhjeve të 11 Majit, e cila erdhi si rrjedhojë e votës popullore.

Next Post
“Mos u bëj fodull” / Plas ‘sherri’ në KAS, juristi i PD përplaset me Rusmalin: Duhet të përjashtohesh sepse…

"Mos u bëj fodull" / Plas 'sherri' në KAS, juristi i PD përplaset me Rusmalin: Duhet të përjashtohesh sepse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com