• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Plas skandali planetar/ Zbulohen miliardat e të fuqishëmve të botës

by Aalison Pearse Stevens
03/04/2016 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hetim nëntë mujor i më shumë se 400 gazetarëve nga e gjithë bota, mbi një “mal” prej 11 milion emailesh të shtrira në periudhën 1977-2015 – ky është në shifra skandali Panama Papers, siç quhet tashmë, i cili po trondit botën e politikanëve të lartë, krerëve të shteteve, miliarderëve, sportistëve të njohur e shefave të firmave gjigande.

Fjala është për rrjedhjen më të madhe të dokumentave që ka rënë deri me sot në duart e shtypit. Bëhet fjalë për fakte mbi fshehjen e parave që njerëzit më të fuqishem të globit bënin në ato që quhen parajsa fiskale. Kompani fantazma, fonde investimesh false etj. Panam Papers sapo ka shpërthyer dhe para saj, Wikileaks duket një ngjarje e vogël. Pasojat duken tronditëse.

Mediat botërore raportojnë se në emër të njerëzve më të ngushtë të Vladimir Putinit janë kapur miliarda euro në xhirollogari të ndryshme bankare, në botë. Ky është skandali më i madh financiar ku është përfshirë një lider.

Afera pothuajse sapo ka shpërthyer, por përsëri konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të historisë së gazetarisë. Plot 11 milione emaile të zbuluara nga arkivat e kabinetit panamez Mossack Fonseca, tregojnë se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore, politikanët, njerzit e krimit, sportistët dhe milariderët që duan ti fshihen taksave. Sipas gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung që ka nisur këtë investigim në rrjetën e këtyre dokumentave sekrete të zbuluara kanë rënë deri më tani presidenti Rus Vladimir Putin, kryeministri islandez Sigmundur David Gunnlaugsson, babai i kryeministrit britanik David Cameron, mbreti Saudit, mbreti i Marokut Hasani i dytë, Presidenti i Agjentinës, presidenti i Azerbaixhanit Alijev, presidenti Ukrainas Poroshenko, ish shefi u UEFA-s Michel Platini apo futbollisti Lionel Mesi. Qindra janë emrat e njerëzve të shquar nga vendet kryesore të botës. Me shumë gjase lista do të vijë duke e zgjatur shume shpejt.

Çështjen që tani njohet si « Panama Papers » përveç gazetës gjermane po e studion edhe prestigjozia franceze Le Monde së bashku me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve investigues (ICIJ). Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë bashkëpunimi si në rastin e Wikiliksit, për të përpunuar morinë e madhe të dokumentave. Pikërisht për këtë në projekt janë përfshirë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë Gjermani, Indi Rusi, Japoni, ShBA, Brazil Svicër.

“Ky nuk është vetëm zbulimi më i madh gazetaresk i shekullit, por edhe rrjedhja me e madhe e dokumentave në botën e financës” komentonte sot gazeta Le Monde.

Ky skandal planetar filloi të zbulohej nga një burim ende anonim që filloi ti çojë dokumentat sekrete gazetës Süddeutsche Zeitung. Vetëm pasi panë masën e madhe të kësaj miniere ari, gazetarët gjermanë vendosën ta ndajnë atë me partnerët e tyre të përhershëm te cilet nuk kane më asnjë dyshim për autenticitetin e dokumentave që përmban kjo dosje 1500 herë më e madhe sesa Wikiliksi.

Sipas tyre deri tani në të figurojnë emrat e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerzve më të pasur në botë sipas klasifikimit të Forbes./Tema/

12959288_10209225464373141_2099930925_o

Next Post

Charlie Hebdo: Nuk ka muslimanë të pafajshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In