• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plas sherri në PD, Nishani sulmon Gurakuqin: O llaxore korridoresh, mos më leh mua si qen

by Ardit Rada
23/12/2020 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujar Nishani ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit të PD, Romeo Gurakuqi, pasi ky i fundit e akuzonte për përjashtimin e tij si kandidat për zgjedhjet e ardhshme.

Në reagimin e tij, Nishani ka nxjerrë edhe dy pseudonime sigurimsash, duke pretenduar se ata janë i ati i Romeo Gurakuqit dhe vetë Romeo Gurakuqi.

Me këtë, Nishani i kërkon Gurakuqit duke e shantazhuar, që të heshtë dhe të mos merret më me të.

Reagimi i Nishanit  

Të dashur miq, Romeo i 2017 është bashkuar me korin e korbave, të tmerruara nga përparimi, civilizimi dhe vizioni i jetësuar prej Partisë Demokratike në proçesin e përzgjedhjes së kandidatëve për listën e deputetëve.

Romeo na u shfaq si shpifësi ordiner i radhës, duke përsëritur logorenë e enveristëve dhe ish- bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit, që ka 15 vite që tenton më kot të ndot, me të vetmin qëllim, të na zmbrapsë nga beteja me kodoshët stalinistë.

Të nderuar miq!

E di fare mirë se ju të gjithë, do të më thoni që një ish- president nuk ja vlen të merret me një llaxore korridoresh.

Po, shumë e vërtetë si parim, por unë do të lutesha për mirëkuptimin tuaj.

Në fakt nuk ja vlen që të ndalemi e të qëllojmë me gur çdo qen që na del përpara e na leh, se ashtu, nuk do të kishim kohë të mbërrinim në destinacion kurrë.

Por sot aq e madhe sa ç’është mundësia e komunikimit dhe shprehjes po aq është edhe mundësia e shpifjes dhe intrigës!

Gjithashtu, unë mendoj se vemiet po nuk i dezinfektove, ato kthehen ne krimba e gangrenizojnë gjithnjë e më shumë.

Të gjithë mbartësit e këtyre shpifjeve, pararendës të Romeos së 2017, janë dënuar nga gjykatat e këtij vendi si “shpifës”.

Ata do të kujtohen gjithmonë si shpifës ordinerë e fëmijët e tyre si fëmijë të shpifësve ordinerë!

Por Romeo i 2017 , ka një dallim prej tyre. Romeo është edhe burracak, frikacak e zvarranik, nuk i del shpifjes ballazi!

Para zgjedhjeve të vitit 2017, Romeo më dërgonte sms, ku kërkonte ndihmë se (sipas Romeos) punëdhënsi i tij, H. Çili i kërkonte me ngulm që Romeo të sulmonte e shante në media Sali Berishën.

Atë kohë kisha ndjesinë, se kisha të bëja me një kameleon që “luan me dy porta”.

Por në 2017, Romeos ju dha një mundësi e artë dhe vlerësim maksimal duke e vendosur të udhëheq listën elektorale të Partisë Demokratike në Shkodër.

Këtë besim, Romeo e shndërroi në dështimin dhe rezultatin elektoral më skandaloz dhe poshtërues për Partinë Demokratike në Shkodër gjatë gjithë historisë së pluralizmit shqiptar.

Romeo 2017, e lëshon gjuhën me akuza banale pa u nxirë e pa u skuqur, për sa thotë.

Si një ish- ministër i Brendshëm, do ti sugjeroja Romeos 2017 të kërkonte e lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379, të datës 08.01.1949, të rekrutimit të “SATELITIT” prej oficerit të sigurimit, Anastas Bojaxhi dhe kartelen Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të “VIGJILENTIT”, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami.

Jam i bindur se paskëtaj, Romeo 2017, do të kthjellohej, pakëz.

Unë e kuptoj fare mirë se logoreja e Romeos 2017 është turfullimi i serbofilit të Tiranës, kur sheh diferencën e madhe të modeleve midis një partie moderne me profil perëndimor si Partia Demokratike e nga ana tjetër Rilindja e serbofilit të Tiranës që përzgjedh vrasës, trafikantë, rrëmbyes e zhvatës për deputetë.

Unë e kam të qartë, të nderuar miq, se filoserbi i Tiranës dhe banda e tij, sponsorizon gjithshka për të na perfshirë në debat.

Megjithatë, ja jap me dëshirë këtë kënaqësi.

A e dini pse?

Sepse, përtej kënaqësisë që do të shijojnë nga ky debat, do të kuptojnë edhe se cila është e ardhmja për ta.

Çdo pasuri të paligjshme që kanë vënë, do t’i kthejnë mbrapsht, të gjitha.

Pa perjashtim!

Nuk ka alternativë dhe as shpëtim!

Me këtë rast, njohim edhe ata mjeranë që identitetin dhe dinjitetin e tyre e kanë sa vlera e një sufllaqeje!/a.p

Next Post
A doni t’ju flas për një shqiptar të vërtetë?

A doni t’ju flas për një shqiptar të vërtetë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështje e programit bërthamor/ Kina, Irani dhe Rusia kundër SHBA-së për ta referuar Teheranin në OKB

September 9, 2026
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

September 9, 2026
Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

September 9, 2026
Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

September 9, 2026
Euro këmbehet për 99,25 lekë, ekspertët: Pas shtatorit mund të ketë tendenca të lehta rritëse

Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

September 9, 2026
Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

September 9, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Qytetarët mund të vlerësojnë online shërbimet konsullore, Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin

September 9, 2026

Lufta në Lindjen e Mesme ‘çmend’ naftën, çmimi kalon 100 dollarë për fuçi

September 9, 2026
“Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë”, Nufi: S’ka kërkesë nga NATO për pezullimin e…

“Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi?”, Nufi mohon akuzat pas audios së publikuar nga Ahmetaj

September 9, 2026
“Kam marrë shumë kërcënime” – Labinot Rexha rrëfen detajet e sherrit mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit

“Kam marrë shumë kërcënime” – Labinot Rexha rrëfen detajet e sherrit mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com