• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plas sherri në PD, fundi i listës “kryengritje” ndaj Bashës

by Endri Kajsiu
12/03/2021 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu/

Nuk kanë të sosur telashet për Lulzim Bashën. Njësoj si katër vite më parë, kryetari i Partisë Demokratike po përballet me aspirantët e shumtë që i ka mashtruar me idenë që do përfshiheshin në listat e kandidatëve për deputetë. Përballja e tij e parë mesnatën e 8 Marsit ishte me aspirantët që u kishte dhënë fjalën për pozicionim në listën e sigurtë. Në realitet, lista e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në krye të saj kishte emra surprizë që në shumicën e qarqeve nuk kishin asnjë lidhje me strukturat lokale. Nuk munguan edhe denoncimet se vendet e para ishin “prenotuar” pas negociatave të drejtpërdrejta financiare me njerëz të afërt familjar të Bashës.

Në një situatë ku vendet e para i zuri me klientë të familjarëve të tij, Basha vendosi të mashtrojë sa më shumë individë nga strukturat e partisë duke u ofruar pozicione imagjinare në listë tek normave ligjore. Në disa qarqe, demokratët kanë përfshirë në listë shumë më tepër emra se sa përcakton Kodi Zgjedhor vetëm për të marrë me të mirë të pakënaqurit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ti kthejë për reflektim selisë blu listat duke e ftuar që të qëndrojë brenda kritereve ligjore e të reduktojë emrat. Kaq ka mjaftuar që Basha të dalë sërish zbuluar pasi ata që kënaqi me vende imagjinare duhet që ti largojë nga lista fare. Përballë “kryengritjes” së rradhës brenda strukturave të partisë, duket se Basha ka zgjedhur ti bëjë presion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të pranojë listat siç janë dorëzuar duke shkelur ligjin. Vendim që nuk ka asnjë shans të merret pasi Kodi Zgjedhor është mëse i qartë për numrin e lejuar të emrave në listat e 12 Qarqeve.

Kodi Zgjedhor ka vendosur prioritet ruajtjen e parimit 1 në 3 emra të njëpasnjëshëm të jetë grua. Për ta garantuar këtë, përcaktohet që për qarqet ku numri i mandateve rezulton shifër e pa pjesëtueshme me 3, shtohen deri maksimumi dy emra që shifra të bëhet e pjestueshme me 3.

Për shëmbull, nëse Qarku i Vlorës ka 12 deputetë, kjo shifër është e pjesëtueshme me 3 dhe numri i kandidatëve mbetet 12. Partia Demokratike ka dorëzuar listën me 18 emra.

Nëse Qarku i Shkodrës ka 11 mandate, ky numër nuk pjesëtohet dot me 3. Rrjedhimisht, listës i lejohet ti shtohet edhe një emër tepër numrit të mandateve që të bëhet 12 dhe të jetë i pjesëtueshëm me 3.

Mashtrimi që Basha u ka bërë aspirantëve për deputet dhe pamundësia e tij për të ruajtur ekuilibrat në parti po rrezikon të krijojë një situatë të paprecedent ku partia kryesore e opozitës vendos kusht duke i kërkuar KQZ-së të shkelë ligjin.

Next Post
Veliaj i përgjigjet Metës pas përplasjes me policinë tek zyrat e FRD: Degjenerim total psiqik, mendor dhe i alkoolizuar

Veliaj i përgjigjet Metës pas përplasjes me policinë tek zyrat e FRD: Degjenerim total psiqik, mendor dhe i alkoolizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In