Në një kohë që plazhi i Ksamilit është një nga më të frekuentuarit e sezonit veror, mesditën e sotme ka ndodhur një plagosje.
Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 12:10, në një restorant në Ksamil.
Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije është goditur me mjet prerës, dyshohet thikë, K. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër.
I plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, teksa paraprakisht dyshohet një konflikt për motive të dobëta.
Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.
/a.r











