• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plas sherri/ Beqiri hap videon: Shemsi Prençi ka vrarë 3 persona! Ish-polici: Ti je dënuar 4 herë…

by A R
17/05/2024 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka pasur një debat të ashpër në studionin e emisionit ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH mes avokatit, Idajet Beqiri dhe ish drejtuesit të lartë të policisë, Shemsi Prençi, lidhur me implikimin e figurave të policisë edhe në rreshtime politike.

Debati është shoqëruar me tensione dhe tone të larta ku nuk kanë munguar edhe akuza specifike për njëri- tjetrin mes Beqirit dhe Prençit.

Sipas Beqirit, politika i ka të vetët personazhet në Polici, dhe një prej tyre është edhe Prençi. Kaq ka mjaftuar që Prençi të replikojë duke e akuzuar Beqirin se s’duhet të dalë nëpër studio sepse është i dënuar 4 herë me vendime të formës së prerë dhe nëpër studio paraqitet si avokat ndërkohë që është kryetar partie.

Deklaratat e dy protagonistëve të përballjes së ashpër

Beqiri

“Problemi është që nuk duhen politizuar situata kriminale. Por kur bëhen analiza themi se politika na e ka sjellë këtë nivel kriminaliteti. Politika ka krijuar 2 shtete paralele. Pozita dhe opozita kanë policinë e vet. Me tipa të tillë si Breçani dhe Prençi. Ata që kanë qenë shefa etj., merren me kampe politike. Krijojnë shtet brenda shteti sepse krijojnë strukturat e veta. Kur janë në opozitë institucionet e drejtësisë i quajnë armike të tyre. Vrasësi e njihte atë që ishte polic dhe ai është një pasqyrë se si funksionojnë strukturat politike që kur janë opozitë e konsiderojnë shtetin si jo të tyrin. Ai e di që është polic dhe e vret lehtësisht. Nga e merr guximin? E ka vrarë me gjakftohtësi, i ka hedhur dorën në qafë dhe i ka futur plumbin. Kanë krijuar urrejtje për policinë. Ndërsa ai do ishte i PS do i kërkohej Ramës dorëheqja, tym e flakë vendi, as do pyesnin.”.

Prençi

“Ke ardhur si kryetar partie apo si avokat? Nga këto shpifje që thua ke ardhur si kryetar partie.  Je i dënuar më shumë se çdo person në Shqipëri. Je dënuar 4 herë. Je i dënuar me vendim të formës së prerë dhe jep moral. Është turpi më i madh. Ti je kryetar partie mos dil nëpër studio. Shko te Rama e Berisha përballu.  Je bastard. Nuk duhet të vish e të bësh moral. Je dënuar si falsifikator. Ke ardhur me pranga në duar në Rinas si bastard. Je dënuar për dhunim të simboleve kombëtare. Ti je hajdut se ke përfituar fonde. Ke 4 dënime të formës së prerë nga gjykata.”   

Beqiri

“Kurse ti je vrasës. Ke vrarë 3 persona. E ke video. Ke vrarë. Je bukëshkalë.”  

Next Post
“Ka harxhuar rrogën për të shkuar në Athinë”, ish-drejtori i Teatrit të Bylisit i përgjigjet “live” Sulit

“Ka harxhuar rrogën për të shkuar në Athinë”, ish-drejtori i Teatrit të Bylisit i përgjigjet “live” Sulit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com