• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Plas” në Poloni, Presidenti Duda akuzon kryeministrin Tusk për bashkëpunim me spiunazhin rus

by A R
05/09/2024 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëdhëniet midis Presidentit të Polonisë, Andrzej Duda dhe kryeministrit Donald Tusk janë tensionuar së fundmi, teksa kreu i shtetit e ka akuzuar liderin e qeverisë për bashkëpunim me FSB ruse.

Duda pretendon se Tusk ka vazhduar bashkëpunimin me shërbimet speciale ruse bazuar në një marrëveshje me Shërbimin Federal të Sigurisë që qeveria e mëparshme e Tusk nënshkroi në vitin 2012.

Akuzat lidhen me çështjen gjyqësore të shtetasit rus Pavle Rubstov. Gazeta “Žečpospolita” më herët kishte njoftuar se Rubtsov, duke u njohur me procedimin penal të zhvilluar kundër tij, ka pasur akses edhe në dokumente sekrete.

Prokuroria polake më pas shpjegoi se i akuzuari, në përputhje me ligjin, ka të drejtë të njihet me të gjitha dokumentet që janë pjesë e procedurës penale, pa asnjë përjashtim dhe nënvizoi se nuk i zbuluan asnjë sekret shtetëror individit rus, shkruan A2.

Por Presidenti polak pretendon se “zotërinj nga Agjencia e Sigurisë së Brendshme” e dinin se po ia tregonin dokumentet një bashkëpunëtori të dyshuar të shërbimit special rus, i cili akuzohej në Poloni për spiunazh.

“Është e vështirë të komentosh për këtë. Rregullat ekzistuese bëjnë të mundur mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të Polonisë dhe të bëjnë një përjashtim në situata të tilla dhe të mos lejojnë aksesin e të dyshuarit në dokumente, veçanërisht nëse ato janë sekrete. Situata është interesante sepse edhe atëherë nuk kishte dyshim se ky zotëri ishte agjent rus dhe dihej se do të ishte pjesë e shkëmbimit të organizuar nga SHBA-ja dhe Rusia”, tha Duda, përcjell A2.

Duda kujtoi se në vitin 2012, gjatë qeverisë Tusk, u lidh marrëveshja e bashkëpunimit midis Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak të Polonisë dhe FSB-së.

“A vazhdon bashkëpunimi ndërmjet shërbimeve speciale të Polonisë dhe Rusisë? Sepse kështu duket”, ishte pyetja që ngriti Duda.

/a.r

Next Post
“PD po kthehet në parti burrash”, Harxhi kritikon mungesën e grave: Pse jam skeptike për qeverinë teknike

“PD po kthehet në parti burrash”, Harxhi kritikon mungesën e grave: Pse jam skeptike për qeverinë teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

November 6, 2026
VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

November 6, 2026
Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

November 6, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

November 6, 2026
U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

November 6, 2026
Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

November 6, 2026
Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

November 6, 2026
Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

November 6, 2026
Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

November 6, 2026
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In