• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plas në Kuvend/ Rama: Sali je një “qen lufte”, shpërthen Noka: Halabak! Ndërhyn garda

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të fjalës nga ana e ish Kryeministrit Berisha, fjalën e ka marrë Kryeministri Edi Rama i cili në krye të fjalës së tij ka përmendur filmin amerikan “War Dogs” ose thënë në shqip “Qentë e Luftës”, i cili flet për dy trafikantët e armëve që erdhën edhe në Gërdec.

“Nëse do ndodhte çudia që Saliu nuk do fliste do flisja unë për Saliun se doja ta uroja para parlamentit dhe popullit shqiptar një arritje që nuk besoj se tjetër figurë e politikës shqiptare do e arrijë ndonjëherë, futjen në Hollivud. Sali të përgëzoj që arrite të bëhesh frymëzim edhe për Hollivudin dhe të sugjeroj që atë zyrën e avokatisë që ke ta vësh në veprim për të drejtat e autorit se filmi qen lufte pa ty nuk do të ishte krijuar nga Hollivudi”­ tha Rama.

Por kjo fjali ka irrituar deputetin demokrat Flamur Noka, i cili është çuar menjëherë në këmbë dhe i është afruar Ramës.

“Ja e sheh ai është krenar që ka shkuar dhe është bërë film në Hollivud për të… dëgjoje Robert De Niron, se nuk i kupton ti këto.”- tha Rama.

Demokrati nuk ka pranuar të ulet në vendin e tij dhe kjo ka sjellë dhe vijimin e situatës së tensionuar për disa momente. Sakaq, Kryeparlamentari Ilir Meta ka ndërprerë për herën e dytë seancën parlamentare të kësaj të enjte.

DEBATI

Flamur Noka: Harroje se mund të flasësh kështu, nxirre përjashta, e kupton ti, nxirre jashtë halabakun

Edi Rama: Mos ma prish se nuk bëhet më, një figurë politike bëhet frymëzim për Hollivudin. Kuptoje sa e rëndësishme është kjo që po them

Noka: harroje se mund të flasë, pas kësaj që ka thënë nuk mund të vazhdojë më harroje. Ndëprisni seancën

Rama: Falë Saliut ky është bërë zëdhënësi më i mirë.

Reagon Noka.

Rama: Ai është krenar që ka shkuar në Hollivud. Ja e dëgjon vetë. Degjojë Robert Deniron. Nuk i kupton ti këto.

Meta: Ruani qetësinë. Të mos përdor fjalët unë që përdore ti flamur. Të lutem.

Rama: Titulli i Hollivudit që nuk do ishte i mundur pa Saliun është “War Dogs”. Hollivudin nuk mund ta censurosh.

Noka: Me këtë gjuhë nuk flitet.

Rama: Po të thotë Saliu të ulesh, Sali mos më shkel syrin, por i thuaj të ulet

Noka: Harroje të thashë, mos mu lut fare, le të kërkojë falje

Rama: O Flamur ulu, se e vetmja opozitë është ai, ca jeni ju mor vlla, kush je ti që del këtu

Noka: Jam ai që nuk të pranoj ty, që të them se ti nuk guxon më të flasësh pas asaj që the

Meta: 5 minuta pushim të qetësohet zoti Noka. Lexojeni fjalën tuaj të zbardhur që të kuptoni se cfarë ke thënë/java/a.k

Next Post
Renditja e qyteteve “të gjelbra”, Zyrihu është më i qëndrueshmi… ne, askund

Renditja e qyteteve “të gjelbra”, Zyrihu është më i qëndrueshmi... ne, askund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In