• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plas debati/ Rama: Profesori kishte shqyer gojën, Fuga: Anadollakë!

by Java News
10/02/2016 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati për punësimin e të rinjve ka sjellë një përplasje, edhe pse indirekte, mes Kryeministrit Rama dhe profesorit Artan Fuga. Duke ju referuar disa deklaratave të Kryeministrit se vende pune ka por nuk ka njerëz të kualifikuar, e se madje ka shumë dembelë që kërkojnë vetëm pozicione drejtuese, Artan Fuga ka hedhur poshtë këto gjykime, duke shkruar se në të vërtetë nuk ka vende pune, as të rinj dembelë, por të pafytyrë në qeverisje. Postimi i Fugës u hodh ditën e djeshme në rrjetin e tij social.

“Këtu nuk ka punë dhe dalin ca mashtruesa ordinerë, plehra, që thonë se punë ka por rinia është dembele. Turp, turp, turp. Këtu ka plasur cipa e turpit!”- shkroi Fuga.

Sot ka reaguar Kryeministri Rama, duke thënë se një profesor i shquar, e kishte shqyer gojën shumë në atë që kishte thënë.

“Vende pune ka, nevoja për punë ka, por nuk ka profesionistë e zanatcinj që t’i përgjigjen nevojave, sepse në këtë sipërmarrje nevojës për tornitor, axhustatorë, montues panelesh etj nuk i përgjigjen të papunë që s’kanë haberin nga zanati apo që kanë diplomë për jurist. Më ka ardhur shumë zor kur kam parë një profesor mendimtar i shquar i cili e kishte shqyer gojën deri në atë pikë sa të thoshte se c’jemi ne që u kërkojmë shqiptarëve të kenë zanate apo të punësohen cirakë të privati ndërkohë që kanë diploma”- tha Rama.

Sipas Ramës, pikërisht problemi qëndron në faktin se të gjithë i janë sulur diplomave, që në shumicën e rasteve nuk kanë asnjë vlerë.

“Që sot je jurist, por sipas të gjitha gjasave mund të jesh edhe gjysmë analfabet. Inxhinierët tanë punojnë në Kanada, këtu ne jemi mbushur me jurist, ndaj drejtësia këtu ka ecur më mirë se gjitha gjerat e tjera, në cdo 7 metëra gjen një jurist, jam i papunë por jam jurist, taksixhi, roje por edhe jurist. Nuk gjendet në korcë kasap, ishte një fabrikë e shkëlqyer, e gatshme për zinxhirë vendesh pune, juristët e bëjnë kasapin kur janë gjykatës e jo për të prerë mishin”- tha Rama.

Sipas tij, vendet e lira në zyrat e punës nuk zgjidhin problemin se si të kesh një rrogë e të mos shkosh në punë.

”Një nga aspiratat kryesore të parazitëve dhe dembelëve që ankohen se s’ka punë, pastaj thonë pse këtë punë do bëj unë. Në Europë nuk ka vend tjetër që vijnë prindërit deri 85 vjec nga ana e anës në Tiranë për të kërkuar punë për djalin 40 vjec. S’ka vend për pesimizëm sepse kemi bërë reformë që u kundërshtua nga gjithfarë opozitash e filozofësh dhe ka hapur një rrugë të re, kemi një dyfishim që do vijojë të numrit që shkojnë në profesionale, nëse Gjermania është shembull, edhe në këtë pikë është shembull i shkëlqyer edhe për këtë të vërtetë të thjeshtë”- tha ai.

Pas kësaj profesori Artan Fuga ka postuar një sërë komentesh në rrjetin e tij social, të cilat po i përcjellim të plota.

Postim i Fugës, ora 14:36

Turpërim në punë

———————-

Jo, jo,

t’i lemë llafet dhe kërcënimet, në epokën e Internetin, robotikës, teknologjisë, kibernetikës, programimeve, teknologjive të telekomunikimit puna dhe profesionet duhet të ngrihen në nivelin e tyre dhe jo për shkak të prapambetjes të vendit, për shkak të korrupsionit dhe anadollakëve me pushtet, njerëzit, të rinjtë të mos kenë për të bërë veçse zanate që nuk kanë asnjë kërkesë intelektuale dhe shkencore për t’u kryer.

Këto janë punë turpi!

Turp për ata që e lënë vendin në këtë nivel që në krahasim me vendet europiane, jo më larg, ngjan sikur sapo del nga feudalizmi.

Nuk do të shkosh të punosh në një punë të tillë !

Mos ki turp!

Nuk është dembelizëm!

Postim i Fugës, ora 14:33

Të paturp në punë

—————————-

Ajo punë ku punonjësi nuk ka të drejta sindikale, nuk ka të drejta, por trajtohet si skllav, në oraret e punës, në sigurimet shoqërore, në ditët e pushimit.

Unë nuk e di sesa përqind e punonjësve kanë sinqerisht tê drejtën e pushimeve vjetore të paguara.

Këtu raportojnë në inbox se ka ndërmarrje fasonësh që në bankë u derdhin punonjësve një pagë dhe pastaj u kërkojnë që pjesën “e tepërt” ta kthejnë te pronarët në dorë. Turp…

Postim i Fugës, ora 14:30

Punë turpe

——————

Askush ne një epokë demokratizuese sot nuk mund t’i thotë rinisë : ja ku janë punët, ik puno tani, pavarësisht kushteve, pavarësisht pagës, pavarësisht nëse t’i respektojnë ose jo të drejtat, pavarësisht, formimit tënd dhe diplomimit tënd që ta kanë ofruar me pagesë, pikërisht për të bërë një punë të kualfikuar dhe jo si stoli.

Se po të ishte ndryshe sot papunësia nuk do të njihej në asnjë vend të botës. Të papunëve mund t’u thuhet : ikni pastroni bregdetin për pesëdhjetë lekë dita e punës! Pse nuk shkoni të punoni hë! Dembela!

Jo, ore, shumë mirë që nuk pranojnë punë jashtë kushteve, punë të turpshme megjithëse puna në vetvete është nder.

Se kështu u thuhej edhe kooperativistëve në monizëm : Pse nuk punoni, i bëni bisht punëve të baltës të arave dhe shkoni shisni produktete tuaja në qytet! S’keni turp! Dembela dreqi! Në burg, në internim!

Puna është nder! Po edhe puna e skllavit? Edhe puna e të dënuarit politik në minierë, e detyrueshme?

Postim i Fugës në orën 14:28

Punë të turpshme

——————————–

Si dikur në monizëm, kur i riu i sapodiplomuar refuzonte të shkonte arsimtar në një zgëq fshati pa asnjë kusht jetese, si i riu i qytetit që refuzonte të shkonte në minierën skllavopronare të punonte si kafshë, si fshatari që refuzonte të punonte në kooperativë dhe shkonte për të shit vezë në qytet.

Rrezistencë sociale ndaj anadollakëve shfrytëzues.

Ik çoni fëmijët tuaj në ato punë ! Kështu përgjigjuni atyre anadollakëve që na propozojnë si të ardhme profesionale zanatin e ndihmës-zëvendës-kuzhinjerit asistent për sezonin një mujor të verës!

Ke mbaruar master në antropologji humane, shumë mirë, ik se ke punë në Boboshticë, piq pica për gratë që do të shkojnë për 8 marsin në eskursion.

A nuk më thoni se ku punojnë fëmijtë e deputetëve, ministrave, politikanëve!

Në punë turpi ?

Bëni pra statistika, bëni një studim, dhe pastaj flasim.

Reagimi i Fugës pas deklaratës së Ramës, postim në orën 12:55

Refuzimi i punëve të turpit : mbrojtje e dinjitetit personal.

————————————————————–

Puna është nder?

Patjetër, por në kuptimin që një punë e dobishme ka vlerë pavarësisht sesa e lodhshme është e sa mund kërkon. Patjetër, sepse vesi i dembellikut është vetëvrasës për njeriun. Po, sigurisht, sepse mos punosh dhe të përfitosh nga puna e tjetrit, do të thotë ta shfrytëzosh atë.

Mos harrojmë se kur tradita e popullit tonë thekson se “Puna është nder”, ka lidhje me një periudhë historike ku njeriu punonte në arën e tij, në oborrin e tij, brenda familjes të tij, pra ku nuk mund të bëhej fjalë për ta shfrytëzuar tjetrin, por për të punuar sëbashku.

Askush nuk mund të marri një shprehje popullore dhe ta apikojë në një shoqëri që ka ndryshuar tërësisht.

Askush ne një epokë demokratizuese sot nuk mund t’i thotë rinisë : ja ku janë punët, ik puno tani, pavarësisht kushteve, pavarësisht pagës, pavarësisht nëse t’i respektojnë ose jo të drejtat, pavarësisht, formimit tënd dhe diplomimit tënd që ta kanë ofruar me pagesë, pikërisht për të bërë një punë të kualfikuar dhe jo si stoli.

Se po të ishte ndryshe sot papunësia nuk do të njihej në asnjë vend të botës. Të papunëve mund t’u thuhet : ikni pastroni bregdetin për pesëdhjetë lekë dita e punës! Pse nuk shkoni të punoni hë! Dembela!

Jo, ore, shumë mirë që nuk pranojnë punë jashtë kushteve, punë të turpshme megjithëse puna në vetvete është nder.

Se kështu u thuhej edhe kooperativistëve në monizëm : Pse nuk punoni, i bëni bisht punëve të baltës të arave dhe shkoni shisni produktete tuaja në qytet! S’keni turp! Dembela dreqi! Në burg, në internim!

Puna është nder! Po edhe puna e skllavit? Edhe puna e të dënuarit politik në minierë, e detyrueshme?

Jo. Jo më kot feja, kulmi i moralit human, ka theksuar se : Cdo punë meriton një pagë!

Cfarë domethënë kjo? Kjo do të thotë që puna në vetvete nuk mjafton për t’u quajtur “nder”, por duhet të paguhet.

Cila është punë e turpshme?

Ajo punë ku punonjësi teknikisht nuk është i mbrojtur dhe rrezikon në cdo çast jetën e tij sepse pronari a shteti nuk e çan kokën për të siguruar kushte pune. Turp kur ka shkolla pa biblioteka. Turp kur ka universitete pa menca studentësh. Turp kur pastruesit tê qytetit i jepet në dorë një fshesë shqope dhe i thuhet të fshijë e thithë pluhur. Turp kur…

Ajo punë ku punonjësi nuk ka të drejta sindikale, nuk ka të drejta, por trajtohet si skllav, në oraret e punës, në sigurimet shoqërore, në ditët e pushimit. Unë nuk e di sesa përqind e punonjësve kanë sinqerisht tê drejtën e pushimeve vjetore të paguara. Këtu më raportojnë në inbox se ka ndërmarrje fasonësh që në bankë u derdhin punonjësve një pagë dhe pastaj u kërkojnë që pjesën “e tepërt” ta kthejnë te pronarët në dorë. Turp…

Ajo punë që rroga e së cilës nuk mjafton as për të jetuar në gjendjen kafshore. Pse për të mbajtur punën gjallë do të paguhet puntori??? Ai nuk është një robot sepse veç nevojave bazike ka edhe nevoja sociale, kulturore, të kohës të lirë, etj. Një punë e paguar skllavërisht është një punë e turpshme, turp jo për atë që punon, por për punëdhënësin.

Ajo punë që e detyron një të diplomuar për të bërë punë të kualifikuar të shkojë të punojë në punë fizike të rëndomta. A? Nuk ju duket e drejtë kjo? Atëhere cojeni si në revolucionin kulturor kinez artistin të pastrojë haletë e qytetit, cojeni shkencëtarin të mbledhë domate të kalbura e të fusi turinjtë në plehra, çojeni avokatin të pastrojë hauret e lopëve, çojeni deputetin të mbledhi bajgat e lopëve për pleh…

Jo, në epokën e Internetin, robotikës, teknologjisë, kibernetikës, programimeve, teknologjive të telekomunikimit puna dhe profesionet duhet të ngrihen në nivelin e tyre dhe jo për shkak të prapambetjes të vendit, për shkak të korrupsionit dhe anadollakëve me pushtet, njerëzit, të rinjtë të mos kenë për të bërë veçse zanate që nuk kanë asnjë kërkesë intelektuale dhe shkencore për t’u kryer.

Këto janë punë turpi!

Turp për ata që e lënë vendin në këtë nivel që në krahasim me vendet europiane, jo më larg, ngjan sikur sapo del nga feudalizmi.

Nuk dua të shkoj të punoj në një punë të tillë !

Nuk është dembelizëm!

Eshtë rezistencë ndaj shtypjes, është refuzim qytetar për të mos ulur dinjitetin.

Si dikur në monizëm, kur i riu i sapodiplomuar refuzonte të shkonte arsimtar në një zgëq fshati pa asnjë kusht jetese, si i riu i qytetit që refuzonte të shkonte në minierën skllavopronare të punonte si kafshë, si fshatari që refuzonte të punonte në kooperativë dhe shkonte për të shit vezë në qytet.

Rrezistencë sociale ndaj anadollakëve shfrytëzues.

Ik çoni fëmijët tuaj në ato punë ! Kështu përgjigjuni atyre anadollakëve që na propozojnë si të ardhme profesionale zanatin e ndihmës-zëvendës-kuzhinjerit asistent për sezonin një mujor të verës!

Ke mbaruar master në antropologji humane, shumë mirë, ik se ke punë në Boboshticë, piq pica për gratë që do të shkojnë për 8 marsin në eskursion.

A nuk më thoni se ku punojnë fëmijtë e deputetëve, ministrave, politikanëve!

Në punë turpi ?

Bëni pra statistika, bëni një studim, dhe pastaj flasim.

 

Next Post

Barcelona pa trion “MSN” në ndeshjen me Valencian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In