• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plas debati! Porodini dhe Çuni kundër Paskal Milos: Nuk ishte Enver Hoxha që e provokoi Ballin Kombëtar

by A R
23/02/2022 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, Odhise Porodini dhe sekretar i parë i Partisë Komuniste “8 Nëntori”, Preng Çuni kanë hedhur kritika të ashpra në adresë të historianit dhe kreu të Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo.

Ky i fundit në cilësinë e historianit promovoi javën që shkoi vëllimin e dytë të librit “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, të pathënat dhe enigmat 1943-1944”, ndërsa mes të tjerash teksa foli për mediat gjatë ceremonisë, u shpreh se ish-diktatori Enver Hoxha, sipas tij, provokoi i pari Ballin Kombëtar dhe që për pasojë nisi edhe konflikti mes komunistëve dhe ballistëve. Por gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, kreu i OVLAN, Odhise Porodini i bëri thirrje zoti Milo që të reflektojë, ndërsa deklaratën e tij e cilësoi si provokim. Sipas zotit Porodini, nuk ishte Enver Hoxha ai që provokoi ballistët.

“E kam dëgjuar nga mediat që javën që shkoi historiani Paskal Milo ka promovuar vëllimin e dytë “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”, ku provokon dhe hedh baltë mbi Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Ne Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare e Popullit Shqiptar e dënojmë fort deklaratën e bëra nga Paskal Milo që sipas tij, ishte Enver Hoxha, ai që provokoi i pari Ballin Kombëtar. Kështu që përfitojmë t’i bëjmë thirrje nëpërmjet gazetës “SOT”, që ai të reflektojë dhe të mos hedhë baltë mbi LANÇ, pasi e vërteta nuk është ashtu siç pretendon Milo”, deklaroi ai.

Më tej kryetari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, Odhise Porodini akuzon historianin Paskal Milo që është bërë palë dhe po luan lojën e ballistëve, ndërsa theksoi se përmes këtij libri ai po hedh baltë mbi Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Madje, zoti Porodini shkoi deri atje sa i cilësoi broçkulla ato që shkruan profesor Milo. “Unë edhe pse nuk e kam lexuar librin e Milos dhe do premtoj se do ta lexoj, mendoj se ai po flet broçkulla dhe po bëhet palë me ballistët. E vërteta është krejt ndryshe nga sa Paskal Milo thotë, pasi Enver Hoxha herë pas here iu ka bërë thirrje ballistëve dhe legalistëve që të bashkoheshin me frontin popullor për të luftuar pushtuesit nazifashistë, gjë që ata e kundërshtuan dhe u rreshtuan krah pushtuesve. Madje thirrje shoku Hoxha iu bëri edhe gjatë konferencës së Pezës, kështu që të gjitha ato që thotë Paskal Milo janë gjepura dhe lajthitje, që kanë si synim vetëm përbaltjen e Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Nuk e di në çfarë pozita është sot Milo që provokon dhe shtrembëron historinë. Trup dhe skandal që historiani Paskal Milo ka rënë kaq poshtë dhe bëhet vegël e ballistëve, duke hedhur baltë mbi LANÇ”, nënvizoi Porodini për gazetën “SOT”. Nga ana tjetër edhe sekretar i parë i Partisë Komuniste “8 Nëntori”, Preng Çuni ka kritikuar profesor Paskal Milo. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Çuni i kujton zotit Milo se ka gabuar disa herë, duke hedhur baltë mbi, ndërkohë që shtoi se edhe vetë historiani e di që ballistët bashkëpunuan me pushtuesit nazifashist. “Ti botove “studimin e fundit” duke thënë se “Enver Hoxha e provokoi Ballin Kombëtar, duke kërkuar asgjësimin e kësaj organizate”.

Kjo është faqja e zezë e jotja profesor, sepse ti e di shumë mirë se “Balli Kombëtar ishte një organizatë kolaboracioniste, ajo u krijua në zyrat e Lugotenences dhe kishte mision sabotimin e LANÇ të udhëhequr nga komunistët, sepse e di mirë edhe “Marrëveshjen Dalmaco-Këlcyra” ndaj është e palejueshme “lajthitja” jote. Se fundi historia është shkenca e dokumentimit të fakteve dhe jo interpretimi saj, siç bëni ju. Profesor ke pështyrë sipër”, shkuan Çuni.

/a.r

Next Post
A do të ketë shtrëngim masash? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

Merret vendimi/ Ndryshojnë rregullat e COVID: Ulet në 5 ditë karantina, doza e 3-të rekomandohet pas 5 muajsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In