• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, zbardhet njoftimi i SPAK: Në gjyq tre “ushtarët” e Bajrit dhe shënjestra

by A R
16/05/2026 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka zbardhur akuzat ndaj katër personave të akuzuar për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kiminal, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera të rënda.

Bëhet fjalë për shtetasit Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani që dyshohet se i shërbenin bandës së Safet Bajrit dhe Aleksandër Prendin.

Ky i fundit ishte shënjestër e një atentati të dështuar në gusht të vitit 2024.

Sipas SPAK,  Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Leka dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, i përfshirë në veprimtari kriminale, si: kryerje e veprave penale të dhunshme, tentativë për vrasje, mbajtje dhe përdorim të armëve të zjarrit si dhe përfitim të të ardhurave pa origjinë të ligjshme. Të pandehurit Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani rezultojnë të jenë përfshirë edhe më herët në ngjarje kriminale për vepra kundër jetës, rendit dhe sigurisë publike.

Ngjarja ka ndodhur në datë 23.8.2028, rreth orës 17:00 të pasdites, kur të pandehurit, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar nga hetimi janë nisur me tre automjete të blinduara nga zona e Dobraçit në drejtim të fshatit, Rranxë (njësi administrative, Bushat, Bashkia e Vaut të Dejës), ku ndodhej banesa e shtetasit Aleksandër Prendi. Motivi besohet se lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme.

Hetimet provojnë se personat e përfshirë kanë qenë të armatosur dhe kanë vepruar në mënyrë të organizuar me qëllim eleminimin fizik të shtetasit, Aleksandër Prendi. Mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri por nga ky incident nuk rezultojnë persona të dëmtuar, por janë konstatuar vetëm dëmë materiale të automjeteve të përdorura nga të pandehurit.

Megjithëse nuk është bërë e mundur identifikimi i të gjithë personave, pjesëtarë të grupit kriminal që ndodhej në vendin e ngjajrjes, provohet se i pandehuri Aleksandër Prendi ka qëlluar të paktën në drejtim të dy apo më shumë personave, me qëllim vrasjen e tyre, e mbetur në tentativë.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, në vendngjarje janë dëmtuar disa automjete të blinduar dhe një mjet tjetër i përdorur. Konkretisht, është dëmtuar një Audi A8 i blinduar me targa gjermane SËAG276, i gjetur në vendngjarje në gjendje të fikur, si dhe një tjetër Audi A8 me targa AA021RU, në pronësi të shtetasit Franko Leka, i cili është larguar më pas. Ky automjet është sekuestruar si provë materiale pas këqyrjes ku janë konstatuar dëmtime nga armë zjarri.

Gjithashtu, është konstatuar një Mercedes Benz S600 i blinduar me targa AB857LV, i cili është larguar nga vendngjarja dhe është ndaluar më vonë nga policia, nën drejtimin e shtetasit Safet Bajri.

Në vendngjarje është gjetur i dëmtuar edhe një BMW me targa AB216LL, e marrë me qira nga shtetasi Aleksandër Prendi, i cili, sipas të dhënave hetimore dhe ekspertimeve të telefonit, dyshohet se ka qenë i përfshirë në shkëmbimin e zjarrit.

Pavarësisht hetimeve të deritanishme, një pjesë e personave të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarje mbeten ende të paidentifikuar dhe hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe rolit të secilit prej personave të përfshirë.

Akuzat

Aleksandër Prendi i akuzar për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 79/dh dhe 22 të Kodit Penal në dëm të shtetasve, Izmir Sakica, Franko Leka, Samuel Troshani dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.   

Franko Leka i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasit Aleksandër Prendi; “Mbajtje pa leje e armëve luftarake“, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80 e 28/4,  278/1 e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Izmir Sakicaj i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim të veçantë, atë grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasit Aleksandër Prendi; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80 e 28/4,  278/1 e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Samuel Troshani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasit Aleksandër Prendi; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80 e 28/4,  278/1 e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Next Post
“Prova gjenerale”, italianët inspektojnë kushtet në Gjadër, nga 1 Shtatori nis popullimi i kampit

KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Dhunon dhe kanos bashkëshorten pas sherrit në familje, arrestohet i moshuari! I gjendet dhe arsenal armatimi në banesë

FOTO/ Dhunon dhe kanos bashkëshorten pas sherrit në familje, arrestohet i moshuari! I gjendet dhe arsenal armatimi në banesë

August 29, 2026
FOTO/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja!

FOTO/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja!

August 29, 2026
Flakët djegin hektarë me pyje dhe bimësi në disa zona të Librazhdit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme!

Flakët djegin hektarë me pyje dhe bimësi në disa zona të Librazhdit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme!

August 29, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizmi në resortin e Trumpit në Skoci, 7 persona të akuzuar për “lidhje me terrorizmin”

August 29, 2026
Tradita shqiptare dhe turistët, mesazhi i Ramës: Vizitorët shijojnë mbrëmjet tradicionale shqiptare, mikpritjen dhe energjinë!

Tradita shqiptare dhe turistët, mesazhi i Ramës: Vizitorët shijojnë mbrëmjet tradicionale shqiptare, mikpritjen dhe energjinë!

August 29, 2026
Fundjava e fundit e gushtit dynd edhe më shumë pushuesit kosovarë drejt Shqipërisë, kolonë e gjatë mjetesh dhe radhë në Morinë

Fundjava e fundit e gushtit dynd edhe më shumë pushuesit kosovarë drejt Shqipërisë, kolonë e gjatë mjetesh dhe radhë në Morinë

August 29, 2026
VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

Mojtaba Khamenei njofton rikthimin si lideri suprem me një mesazh për iranianët, thirrje për shmangie të konflikteve politike

August 29, 2026
Nepali refuzon ndihmën e huaj për shpëtim pas përmbytjeve -

Rëndohet edhe më shumë bilanci i katastrofës në Nepal dhe Tibet, 633 të vdekur dhe mbi 2300 të zhdukur! Vijon aksioni i kërkim-shpëtimit

August 29, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve: Nga 34 vatra zjarri, 5 ende aktive! S’ka rrezik për banorët

August 29, 2026
VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com