• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani trevjeçar i Bashkisë, ja si ndryshojnë taksat në Tiranë

by Java News
25/12/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vitin 2017, paketa fiskale nuk do të pësoja asnjë ndryshim, duke mbetur e njëjtë si në vitin 2016. Por ndërkohë, sipas relacionit të Bashkisë Tiranë që i vihet në dispozicion Këshillit Bashkiak, për vitin 2017 “fondi total për shpenzime kapitale është në shumën e 5,994,816,861 lekë ose 41.6% ndaj totalit të shpenzimeve.

Ky është buxheti më i madh i investimeve në historinë e Bashkisë së Tiranës. Me një rritje prej 18% krahasuar me vitin 2016, ky buxhet investimesh është 4 herë më i madh se buxheti faktik i investimeve për vitin 2015”-thuhet në Programin Buxhetor Afatmesëm 2017-2019.

Tatimi thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël do të mbetet në të njëjtin nivel si më parë. Kështu, biznesi me qarkullim vjetor nga 0 deri në 5 milionë lekë do të paguajë zero taksa. Biznesi me qarkullim vjetor nga 5 deri në 8 milionë lek do të paguajë 5 % të fitimit të mundshëm.

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme për shtëpitë e banimit mbetet në të njëjtin nivel si më parë. Gjithashtu, do të aplikohet ulja 30 % për njësitë administrative Bërzhitë, Baldushk, Vaqarr, Pezë, Petrelë, Kërrabë, Ndroq, Shëngjergj, Zall Herr dhe Zall Bastar. Për sa u përket ndërtesave për tregti, kjo taksë nuk ndryshon po ashtu. Në 10 komunat e sipërpërmendura kjo taksë është sërish 30% më e ulët se në pjesën tjetër të Tiranës.

Taksa mbi truallin do të jetë në të njëjtin nivel, ku invalidët do të paguajnë vetëm 0.56 lek/metër katror, ndërsa bizneset vetëm 20 lekë/m në vit.
Taksa e fjetjes në hotel do të jetë 350 lekë/nata për hotelet me 4-5 yje, ndërsa për bujtinat, motelet, etj, do të jetë vetëm 140 lekë për çdo natë.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë do të vazhdojë të llogaritet ën kufijtë e 4% deri në 8 % me çmimin e shitjes.

Taksa e kalimit e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme do të jetë 110 lekë/m për ndërtesat e banimit, 2200 lek/m për ndërtesat për tregti e shërbime dhe 1550 lekë/m për ndërtesa të tjera. Ndërkohë, do të vazhdojë të aplikohet ulja me 30 % për njësitë administrative Bërzhitë, Baldushk, Vaqarr, Pezë, Petrelë, Kërrabë, Ndroq, Shëngjergj, Zall Herr dhe Zall Bastar.

Taksa e tabelës për tabelat identifikuese deri në 2 metër katror do të mbetet zero. Për tabelat mbi 2 metra, pra tabelat reklamuese, kjo taksë do të ngelet në nivelin 45.500 lekë në vit.

Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore do të mbetet në të njëjtat nivele. Ajo do tu kushtojë familjeve vetëm 1800 lekë në vit, ose 150 lekë në muaj. Sigurisht që pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike apo në shtresat në nevojë përjashtohen nga kjo taksë. Për biznesin kjo taksë do të variojnë në bazë të të ardhurave nga 4000 lekë në vit për biznesin e vogël deri në 37000 lekë në vit për biznesin e madh dhe atë VIP.

Për vitin 2017 është llogaritur që të ardhurat për taksat dhe tarifat vendore të arrijnë në shumën 13.776.919.744 lekë me një rrije prej 13 % krahasuar me vitin 2016. Kjo rritje vjen edhe për arsye të rishikimit të kapacitetit të taksave dhe tarifave, duke identifikuar me saktësi subjektet që duhet të likuidojnë këto detyrime. Për vitin 2017 vlera e transfertës së pakushtëzuar akorduar për Bashkinë e Tiranës është në shumën 1.913.119.744 lekë, ose 25 % më e lartë se transferua e vitit 2016, që e shprehur në vlerë monetare është 381.660.775 lek më shumë.

Taksa mbi pasurinë. Për vitin 2017 janë parashikuara të ardhura nga kjo taksë në vlerën 1.835.767.000 lekë, nga të cilat 235.676.000 lekë vijnë nga subjektet familjare dhe 1.600.000.000 nga subjektet tregtare. Parashikohet që numri i njësive vitin e ardhshëm të jetë 38.488 njësi dhe sipërfaqet aktive për arkëtim të jenë 5.408.306 metër katror. Taksa e pasurisë është një nga burimet më me peshë në bushtin e Bashkisë Tiranë dhe përbën 17 % të totalit të të ardhurave të veta.

Taksa mbi tokën bujqësore. Si rezultat i reformës administrativo-territoriale, Bashkisë së Tiranës i janë shtuar edhe sipërfaqe toke bujqësore. Planifikimi për vitet e ardhshme është parashikuar rreth 2 herë me i lartë se në 2013. Për vitin 2017, të ardhurat nga taksa e truallit është parashikuar 45.000.000 lekë, në 2018 është 48 milionë lekë, ndërsa në 2019 është parashikuar 50 milionë lekë.

Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave. Kësaj tarife i nënshtrohet të gjithë familjet, personat fizikë dhe juridikë, vendas dhe të huaj që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të bashkisë së Tiranës. Ajo mblidhet nga Drejtoria e Taksave vendore për biznesin dhe nga Ujësjellës Kanalizimet për kategorinë familjarë. Kjo tarifë do të arkëtojë 2.422.710.000 lekë në vitin 2017.

Tarifa e parkimit. Tarifa për parkimin e automjeteve në vend parkimet publike përfaqëson pagesën e shërbimit që ofron Bashkia e Tiranës për vendqëndrimet e mjeteve kundrejt biletës, atyre të rezervuara dhe për taksitë e licencuara.

Me qëllim evidentimin e ndjekjen operacionale të parkimit, territori i Bashkisë së Tiranës është detajuar në zona tarifore sipas tipologjive, me qëllim vendosjen dhe vjeljen e tarifës së shërbimit të parkimit publik me pagesë: zona A, tarifa e parkimit në rrugë është 100 lekë/ora, zona B 40 lekë/ora, zona C është 20 lekë/ora. Nga ky sektor pritet që të ardhura të shkojnë 450 milionë lekë të rinj gjatë vitit 2017, nga ku, 100 milionë janë nga parkime me kontratë dhe 350 milionë nga parkimi me bileta.
shqiptarja.com/d.i.
tabela

Next Post
Pronat, fond 10 milionë dollarë për pagesa të përshpejtuara

Pronat, fond 10 milionë dollarë për pagesa të përshpejtuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj mes shqiptarëve të Bostonit në SHBA: Lidhja me Shqipërinë duhet forcuar

Presidenti Begaj mes shqiptarëve të Bostonit në SHBA: Lidhja me Shqipërinë duhet forcuar

April 26, 2026
Armëpushimi dhe negociatat/ Ministri iranian: Përpjekje intensive diplomatike për të stabilizuar situatën

Armëpushimi dhe negociatat/ Ministri iranian: Përpjekje intensive diplomatike për të stabilizuar situatën

April 26, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushteti i akronimeve të frikës

April 26, 2026
Të akuzuar për vrasje, Gjykata e Shkodrës i shpalli të pafajshëm vëllezërit Mujeci! GjL e ktheu çështjen për rigjykim

Të akuzuar për vrasje, Gjykata e Shkodrës i shpalli të pafajshëm vëllezërit Mujeci! GjL e ktheu çështjen për rigjykim

April 26, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli i refuzon lirimin nga burgu. Shkambi: Ngjarja ishte aksidentale

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli i refuzon lirimin nga burgu. Shkambi: Ngjarja ishte aksidentale

April 26, 2026
Siguria e pallateve/ Inxhinieri Gjergj Simaku: Problemi nuk është në fasadë, por në sistem!

Siguria e pallateve/ Inxhinieri Gjergj Simaku: Problemi nuk është në fasadë, por në sistem!

April 26, 2026
Bisedimet SHBA-Iran të bllokuara/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën

Bisedimet SHBA-Iran të bllokuara/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën

April 26, 2026
Të rinjtë nga Patosi fitojnë Festivalin Kombëtar të Shkencës me projektin për bletët

Të rinjtë nga Patosi fitojnë Festivalin Kombëtar të Shkencës me projektin për bletët

April 26, 2026
Shtohen rastet e mashtrimeve online, policia: Qytetarët duhet të bëjnë kujdes me njoftimet që u vijnë

Shtohen rastet e mashtrimeve online, policia: Qytetarët duhet të bëjnë kujdes me njoftimet që u vijnë

April 26, 2026
Atentati në Balldren, drejtori i Policisë Lezhë: Viktimë mbetën burrë dhe grua, mjeti u qëllua teksa lëvizte

Atentati në Balldren, drejtori i Policisë Lezhë: Viktimë mbetën burrë dhe grua, mjeti u qëllua teksa lëvizte

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In