• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Plani sekret i opozitës për bllokimin e zgjedhjeve në 30 Qershor”

by A R
07/06/2019 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burime të rezervuara brenda PD-së, pohojnë se opozita e bashkuar po punon për një skemë sulmi për bllokimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kështu u shpreh analisti Lorenc Vangjeli mbrëmjen e së premtes në emisionin “Java në RTSH”.

Ai shtoi se ende nuk ka një vendim përfundimtar se çfarë do të ndodhë sepse dinamika e ngjarjeve mund të diktojë ndryshime deri në minutën e fundit, por elementët kryesorë të asaj që do të ndodhë të dielën e fundit të qershorit janë mbi tryezë.

“Burimet pohojnë se PD e LSI nuk janë të interesuara që bllokimi të ndodhë në çdo qark e qytet të Shqipërisë. Parimi themelor që do të ndiqet është të ndërhyhet në mënyrë të përqëndruar dhe aty ku ka mbulim mediatik shumë të madh.

Jo për të ndikuar në proces, por për të shkatërruar standartet e tij dhe të pamundësohet votimi aty ku do të jetë e mundur.

Kjo do të thotë se shënjeshtër kryesore do të jetë trekëndëshi i Shqipërisë së mesme, Tiranë-Durrës-Elbasan. Shkodra e Kukësi në veriperëndim e verilindje, Berati e Skrapari në jug. Ndoshta probleme do të shënohen edhe në Lezhë dhe Dibër.” – tha Vangjeli.

Sipas tij, në Tiranë, ku do të jetë edhe synimi kryesor, protesta që do të thirret atë ditë, do të synojë të zhvendosë turma të mëdha disa mijëra vetë njëkohësisht nga një qendër në tjetrën, çka do të pamundësonte ndërhyrjen e policisë dhe evidentimin e elementëve të veçantë.

“E njëjta strategji do të ndiqet edhe në qytetet e tjera. Prishja e procesit të votimit në disa qytete mund të shërbejë edhe si një kartë për rikthimin e opozitës në sistem, pjesmarrjen e saj në zgjedhjet që do të përsëriten po në këto qytete ku ajo i ka prishur vetë zgjedhjet.

Burimet specifikojnë se indicije të tilla kanë mbërritur dhe në policinë e shtetit, që planifikon përgjigjen e saj ndaj një skenari të tillë të përshkallëzuar.

Kodi penal dënon me burg ndërhyrjen në procesin zgjedhor. Kryeministri Edi Rama ka ditë që përsërit se kush synon të bëjë një gjë të tillë, së bashku me gjithë familjarët e tij, do të kenë probleme serioze për udhëtimin e lirë në hapësirën Shengen dhe në SHBA.

Deri të dielën e fundit të qershorit do të rrjedhin shumë ujëra, por parashikimet për to, janë tërësisht të turbullta. As protagonistët dhe as spektatorët nuk mund të vënë bast se çfarë do të ndodhë me lëmshin që thurri në të njëjtën kohë edhe shkaku, edhe pasoja.

Guri që hodhi në lumë bashkë me vetveten opozita, në mënyrë paradoksale është lidhur me litar edhe në këmbët e pozitës, duke rrezikuar mbytjen e të parës dhe pikpyetje në të nesërmen e të dytës” – përfundoi analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Java në RTSH”.

Next Post
Nacionalizmi i vonuar dhe retorika e asgjësë

E, megjithatë, Edi Rama mbetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In