• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Plani i qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vitin e ardhshëm, qeveria do të ketë në plan të rrisë pagat dhe pensionet dhe të mos rrisë taksat. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, teksa ka prezantuar shifrat e ekonomisë në 8 muajt e parë të vitit, përsëriti se për pagat, pensionet dhe taksat lajmet shumë shpejt do të jenë të mira. Për faljen e detyrimeve, gjobave e kamatëvonesave të biznesit dhe pronarëve të makinave, kreu i Financave sqaroi se ligji po shqyrtohet me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në mbyllje të negociatave drafti do t’i dërgohet qeverisë. Ahmetaj foli edhe për përfundimin e marrëveshjes me FMN-në në muajin shkurt. Në performancën e ekonomisë ministri u ndal te përmirësimi i rritjes ekonomike, ulja e papunësisë dhe rritja e eksporteve.

 PAGAT DHE PENSIONET Ministri Ahmetaj shpjegoi se reformat kanë dhënë efekt pozitiv në përmirësimin ekonomik dhe qeveria do të vazhdojë përmirësimin e instrumenteve që rrisin konsumin. I pyetur për rritjen e pagave dhe pensioneve, ministri i Financave përsëriti se së shpejti lajmet do të jenë të mira. “Ky vit ka qenë viti i konsolidimit ekonomik. Në këto 3 vite, ekonomia ka kaluar në një periudhë tranzitore goxha të rëndësishme me përmirësim të ndjeshëm ekonomik. Reformat kanë qenë të ngarkuara, por të domosdoshme për përmirësimin ekonomik. Çfarë do të bëjmë me pagat, pensionet dhe taksat lajmet janë vetëm të mira. Fatmirësisht, edhe terreni politik e lejon maxhorancën që të vazhdojë fuqimisht me reformat, me përmirësimin dhe me rritjen e të gjitha instrumenteve që rrisin konsumin. Me lajme të mira shumë shpejt”, u shpreh Ahmetaj.

AMNISTIA Ligji për faljen e detyrimeve, gjobave të biznesit dhe makinave do t’i kalojë qeverisë pas diskutimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ministri Arben Ametaj deklaroi dje se për ligjin e amnistisë, Financat janë në fazën e konsultimeve me FMN-në. Ahmetaj shpjegoi se drafti synon vetëm faljen e gjobave të vjetra.

“Ne jemi në një konsultë të thellë me FMN-në për faljen e gjobave të vjetra, që nuk mund të mblidhen, jo ato të reja nuk falen të rejat. Gjobat e reja të 4-5 viteve të fundit nuk falen dhe instrumenti i mbledhjes do të jetë 3-4 fish me rigoroz seç ka qenë. Jemi në konsultë me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të mos cenuar asnjë parim nga shëndetshmëria fiskale dhe ditën që do të jemi shumë të qartë do ta prezantojmë. Unë nuk do t’i sugjeroj asnjë gjë qeverisë për vendimmarrje, derisa të kem qartësi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që është i domosdoshëm jo për shkak të marrëveshjes, por është institucioni numër 1 që mund të na këshillojë shëndetshëm në favor të tregut”, u shpreh ministri. Ahmetaj foli edhe për rinovimin e marrëveshjes 3-vjeçare me FMNnë që përfundon në muajin shkurt.

“Marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar është një marrëveshje 3- vjeçare, që përfundon në fund të muajit janar, fillimi i muajit shkurt dhe se çfarë do të bëhet më tej me FMN-Në nuk është sekret. Ne me Fondin Monetar Ndërkombëtar në këtë nivel apo në nivele të ndryshme do ta vazhdojmë jashtëzakonisht shumë ngushtë bashkëpunimin, nuk ka rëndësi si do ta ketë emrin marrëveshja”, shpjegoi ministri i Financave.

TË ARDHURAT Për 8 muajt e parë të vitit, të ardhurat e tatimeve e doganave krahasuar me një vit më parë janë 17,2 miliardë lekë më shumë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se të ardhurat janë rritur 7 për qind më shumë dhe se rritja ekonomike shënoi 2,96 për qind. “Totali i të ardhurave në 8-mujor është rritur me 7%. Kemi mbledhur këtë 8 mujor krahasuar me 8- mujorin e vitit të kaluar, 17.2 miliardë lekë më shumë. Pra, totali i të ardhurave të krahasuara ndër vite është shumë e rëndësishme për të treguar efektivitetin e mbledhjes së të ardhurave”, tha Ahmetaj.

Ministri tha se rritja ekonomike shënoi 2,96 për qind në 3-mujorin e parë të vitit dhe se parashikimet për të nuk ndryshojnë.

“Rritja ekonomike për tremujorin e parë të vitit 2016 është 2.96%. Rritja ekonomike e tremujorit të parë 2016 është pa dyshim më e madhja në 5 vite dhe është një indikacion i drejtpërdrejtë për atë që po ndodh në ekonomi. Nuk ka ndryshuar asnjë parashikim për rritjen ekonomike dhe për herë të parë në shumë e shumë vite, ekonomia shqiptare do të thyejë nivelin e 3% dhe arsyet do të jenë, siç rikonfirmohet edhe nga FMN-ja, formimi i kapitalit, konsumi i popullatës dhe eksportet, në përputhje të plotë edhe me atë që thotë BSH”, u shpreh ministri.

DORINA AZO

ma.me

Next Post
Tahiri apel qytetarëve dhe shoferëve: Rripi i sigurimit është siguri për jetën tuaj

Tahiri apel qytetarëve dhe shoferëve: Rripi i sigurimit është siguri për jetën tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

February 20, 2026
Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

February 20, 2026
Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u godit sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë

February 20, 2026
“Askush nuk guxon t’i afrohet Amerikës”, Trump dërgon CIA-n në Venezuelë, Maduro mbledh ushtrinë

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon tarifat globale të Donald Trump: Tejkaloi kompetencat ligjore!

February 20, 2026
“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

February 20, 2026
“PD të radikalizojë veprimet”, Balliu: Duhen ca protesta ndryshe, jo si ato që kemi bërë deri tani

Balliu: Populli vetëmbrohet, nuk ushtron dhunë. Protestat do të përshkallëzohen

February 20, 2026
EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

February 20, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

February 20, 2026
Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

February 20, 2026
“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In