• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani për Unazën e Re/ Si do të menaxhohet trafiku, fazat e punimeve

by Java News
21/11/2018 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i Unazes së Re do të sjellë disa ndryshime në planin e menaxhimit të trafiktu në Tiranë. ARRSH dhe bashkia e Tiranës kanë hartuar një plan, ku parashikohet që Sheshi Shqiponja nuk do të jetë më rrethrrotullim, por do të kthehet në gjysmë unazë.

Gjithashtu do ketë kufizim edhe të autojmeteve të tonazhit të rendë.

Për banorët e prekur që nuk kanë dukumente, do aplikohet bonus qiraje për tre vjet dhe kredi të buta për shtëpi, ndersa pronaret do shpronesohen 100%.

“Ka shumë objekte që nga verifikimi mund të riformatohen. Në këto raste në bazë të ligjit do të bëjmë vlerësim bashkë me qytetarët të objektit, ku do të jepet aprovim që kjo banesë mund të qëndrojë në këmbë, që do të thotë pjesa që preket do të prishet dhe pjesa që mbetet do të vijojë të qëndrojë. Por kjo do të jepet nga inxhinieri. Nuk do të skualifikohet pjesa që mbetet por do të ketë një rivlerësim të godinës nga inxhineri në bashkëpunim me hipotekën”, deklaroi Qendro

Kreu i ARRSH deklaroi se punimet do të shkaktojnë trafik, por jo bllokim. ARRSH bëri me dije se duke nisur nga muaji janar, aksi duke nisur nga Dogana dhe deri tek shkolla Teknologjike do të jetë me tre korsi.

“Ne do të fillojmë me kantierin. Kantieri ka dy faza punishme. Ne kemi ditë që po punojmë me policinë dhe sektorin e transportit në bashkinë e Tiranës. Kemi pasur dhe bashkëpunim me inxhinierët e kompanive. Ku qëndron plani i menaxhimit të trafikut?! Do ketë tre korsi, në ikje dhe në ardhje duke nisur nga muaji janar. Kantieri do të zhvillohet nga pjesa e Astirit, ku kemi pak ndërsa që preken. Do funksionojnë të gjithë semaforët. Tek sheshi ‘Shqiponja’ s’do e kemi më rrethrrotullim, por do kemi një gjysmë unazë. Kur vjen nga unaza nuk mund të rrotullohesh në vend, por do shkosh deri tek Casa Italia. Në asnjë moment trafiku për përdoruesit e rrugës dhe qytetarët, s’do jetë i bllokuar gjatë kësaj kohe që do bëhet projekti. Do ketë një vështirësi trafiku, dhe për këtë policia ka marrë të gjitha masat”, tha Qendro.

Afrim Qendro, drejtor i ARRSH-së bëri me dije se asnjë objekt nuk do të prishet pa dalë VKM për shpronësimin e tyre.

Se shpejti do të dalin edhe vlerat e dëmshpërblimit.

Javanews/a.ç

Autoriteti Rrugor Shqiptar, Policia e Qarkullimit Rrugor dhe Bashkia e Tiranës komunikuan sot me median planin e menaxhimit të trafikut në kuadër të punimeve që do të fillojnë për zbatimin e projektit të rehabilitimit të segmentit të Unazës së Tiranës, Pallati me Shigjeta- Sheshi Shqiponja.

Zyrtarisht plani është si më poshtë:

Drejtimi Shkolla Teknologjike – Sheshit Shqiponja

  • Qarkullimi i automjeteve në rrethrrotullimin e Shkollës Teknologjike nuk do të ndryshojë
  • Në fazën e parë në të gjithë gjatësinë e segmentit do të punohet në mes të karrexhatës,  për rrjedhojë rruga do të ngushtohet me një metër dhe qarkullimi do vazhdojë me 3 korsi.
  • Mbas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës qarkullimi do të vazhdojë me 3 korsi.
  • Në kryqëzimin e Rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Tom Plezha” automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen drejt rrethrrotullimit të sheshit Shqiponja, lëvizjen majtas drejt Rrugës “Tom Plezha” dhe levizjen djathtas drejt Rrugëve “Nexho Konomi” dhe Rrugës “Pjetër Zarishi” Rregullimi do të bëhet me semafor.
  • Kryqëzimi i rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Aleksandri i Madh” do të mbyllet. Automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen vetëm drejt ose kthimin djathtas drejt Rrugës “Kristaq Mone” (kthimi drejt rrugës “Aleksandri i Madh” është i bllokuar)
  • Nuk do të lejohen parkimet e mjeteve në rrugët : “Tom Plezha” “Aleksandri i Madh”
  • Lëvizja e këmbësorëve do të kryhet sipas programimit ( kohët) e semaforëve në të dy drejtimet e lëvizjeve

Drejtimi Sheshi Shqiponja – Shkolla Teknologjike

  • Në të gjithë gjatësinë e segmentit do të punohet në mes të karrexhatës , për rrjedhojë rruga do të ngushtohet me një korsi
  • Mbas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës qarkullimi do të vazhdojë me 2 korsi minimalisht.
  • Bllokohen tre daljet e blloqeve të banimit ndërmjet urës së Lanës dhe Rrugës “Mikel Maruli”
  • Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Mikel Maruli” automjetet mund të lëvizin drejt ose të kthehen djathtas, automjetet që vijnë nga rruga “Mikel Maruli” drejt Rrugës “Teodor Keko” kthehen djathtas. Rreth rrotullimi në këtë rrugë nuk do të funksionojë pasi do të punohet, mjetet do te mund të rrotullohen në fund të barrierës trafik ndarëse 70m më poshtë ( në rrethrotullimin e ri provizor që do të ndërtohet) për të hyrë në unazë.                      
  • Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Kristaq Mone” automjetet lëvizin vetëm drejt (do të bllokohet kthimi drejt rrugës “Kristaq Mone”)
  • Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Vasil Tromara” automjetet lëvizin drejt ose djathtas
  • Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Tom Plezha” automjetet lëvizin vetëm drejt (ndalohet hyrja drejt rrugës “Tom Plezha”). Automjetet që vijnë nga rruga “Tom Plezha” drejt rrugës “Teodor Keko” duhet të kthehen djathtas (do bllokohet kthimi majtas për lëvizjen drejt sheshit Shqiponja)
  • Në Rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja do të qarkullohet me 3 korsi kalimi
  • Lëvizja e automjeteve nga Rruga “Dritan Hoxha” & Rruga “Vangjel Noti” në drejtim të Rrugës”Teodor Keko” do të realizohet nëpërmjet nënkalimit te Casa Italia

Semaforet

Nyjet semaforike në kryqëzimet ekzistuese do vazhdojnë të jenë për arsye të sigurisë rrugore dhe menaxhimit të fluksit të trafikut, duke i riprogramuar dhe optimizuar maksimalisht brënda kushteve që lejon kantieri.

Transporti publik

Itieneraret e linjave të transportit publik, L3-Kashar dhe L13–Tirana e Re do të kenë modifikimet përkatëse që i përshtaten devijimit të fluksit të trafikut.

Ky plan menaxhimi i trafikut do të aplikohet duke siguruar sinjalistikë të nevojshme vertikale por edhe horizontale në përputhje me Manualin e Sinjalizimit Rrugor.

Next Post
(FOTOT) Emrat/ Pengmarrje në Londër, arrestohen dy shqiptarë

(FOTOT) Emrat/ Pengmarrje në Londër, arrestohen dy shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbappé kundër PSG-së, ja si përfundoi beteja gjyqësore

Mbappé kundër PSG-së, ja si përfundoi beteja gjyqësore

September 14, 2026
Konferenca vjetore e OKB, Vjena i ndalon hyrjen shefit të Agjencisë Bërthamore të Iranit, reagon Teherani!

Konferenca vjetore e OKB, Vjena i ndalon hyrjen shefit të Agjencisë Bërthamore të Iranit, reagon Teherani!

September 14, 2026
Trump: Do të shqyrtoj kërkesën e familjeve të viktimave për publikimin e të dhënave të 11 shtatorit -

“Uzinat po punojnë 24 orë”- Trump: SHBA po prodhon më shumë armë elitare se kurrë më parë, i dërgojmë në Lindjen e Mesme!

September 14, 2026
Kryeministri Rama: Nis restaurimi i filmit ikonik “Dimri i Fundit”

Inaugurimi i Konsullatës së Nderit të Shqipërisë, kryeministri Rama udhëton drejt Napolit për ceremoninë! Pikë referimi për shqiptarët, zbardhet agjenda

September 14, 2026
Sulmet ukrainase mbyllin aeroportin në Moskë, anulohen qindra fluturime

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, 9 vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, ja si do të funksionojë

September 14, 2026
“Nuk mora mbështetjen e nevojshme”- U propozua nga LVV dhe LDK, Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President në Kosovë: Pas vorbullës…

“Nuk mora mbështetjen e nevojshme”- U propozua nga LVV dhe LDK, Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President në Kosovë: Pas vorbullës…

September 14, 2026
“Ke marrë fonde, kthe lekët mbrapsht”- Përplasje kinematografike, debat i ashpër mes Mevlan Shanajt dhe Jonid Jorgjit, regjisori: Mos ju lëpini ministrit!

“Ke marrë fonde, kthe lekët mbrapsht”- Përplasje kinematografike, debat i ashpër mes Mevlan Shanajt dhe Jonid Jorgjit, regjisori: Mos ju lëpini ministrit!

September 14, 2026
Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Kreu i NATO-s, Rutte: Sulmi në trenin e Ukrainës tregon se sa i dëshpëruar është Putin!

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Kjo është gjuhë ultrasi, jo gjykatësi!”- Ngërçi i pagave, Rama reagon sërish: Askush s’e zëvendëson dot Parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot Legjislativin! Po sikur…

September 14, 2026
“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com