• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plani për Gjykatën e Lartë/ Ndërkombëtarët do përdorin skemën e Kosovës, Llagami: Është gati, do fillojnë emërimet e gjyqtarëve

by Java News
01/11/2019 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“A ka Këshilli një plan konkret për mënyrën e menaxhimit e numrit të madh të dosjeve të pashqyrtuara dhe ngarkesën me të cilën përballet Gjykata e Lartë?”

Naureda Llagami e lexoi vet pyetjen që i drejtohej asaj nga komisioni i reformës, por sidoqoftë ajo nuk pati asnjë përgjigje konkrete se si mendon qeveria e Gjyqësorit që të zhbllokojë 32 mijë dosje në Gjykatën e Lartë.

“Ky plan është pothuajse gati dhe shumë shpejt do të fillojë me emërimin e gjyqtarëve do të kemi edhe një plan konkret lidhur me hapat se si do të veprojmë për përshpejtimin e gjykimeve dhe evadimin e dosjeve në këtë Gjykatë”, shprehet Llagami.

Në këtë pikë veçse kësaj deklarate, kreu i KLGJ-së, znj. Llagami nuk dha asnjë detaj më shumë, pasi KLGJ nuk ka kaluar ende provën për plotësimin e kësaj Gjykate me 19-anëtarë.

Kur Gjykata e Lartë ka mbetur me vetëm një anëtarë, Ardian Voranin, që i ka përfunduar mandati, në KLGJ po kontrollohen ende garuesit për katër vendet vakante për pretendentët jo-gjyqtarë.

Por ndërkohë, siç pohon një burim jozyrtar për Top Channel, të huajt që asistojnë drejtësinë në Shqipëri po diskutojnë disa formula se si mund të zgjidhet stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë, menjëherë të sapo të bëhet funksionale.

Skema e parë që gjendet në tryezën e ndërkombëtarëve është ajo e propozim-idesë duke kopjuar modelin e Kosovës.

Kjo nënkupton marrjen e së paku 50 ekspertëve juristë jashtë Gjykatës së Lartë, të cilët do kontrollojnë dosjet dhe do ti përgatisin, për t’ia dorëzuar gjysmë të zgjidhura këshilltarit ligjor të gjyqtarit të lartë.

Ideja tjetër ka perspektivën për të shtuar stafin e brendshëm të Gjykatës së Lartë. Por, derisa këto propozime të dalin në sipërfaqe, së pari ideale do të ishte që Gjykata e Lartë të plotësohet me numrin prej 19 gjyqtarësh të lartë./ tch

g.kosovari

Next Post
Atentati/ Merret në pyetje në spital prokurori i plagosur, policia bllokon një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës

Atentati/ Merret në pyetje në spital prokurori i plagosur, policia bllokon një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

August 21, 2026
Fluks mjetesh dhe radhë kilometrike në Doganën e Bllatës në Dibër, zbulohet shkaku!

Fluks mjetesh dhe radhë kilometrike në Doganën e Bllatës në Dibër, zbulohet shkaku!

August 21, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

August 21, 2026
Vende të reja pune / SHISH kërkon agjentë, zgjerohet edhe Ministria e Drejtësisë

Risi në afatet për punësimin e të huajve, miratimi brenda 1 dite! Punëdhënësi duhet të deklarojë pagën dhe kushtet e punës

August 21, 2026
Turqia i kërkon Interpolit arrestimin e kryeministrit izraelit Netanyahu, ministri i Mbrojtjes e konfirmon: Nën akuzë për sulmin ndaj Flotiljes ‘Global Sumud’

Turqia i kërkon Interpolit arrestimin e kryeministrit izraelit Netanyahu, ministri i Mbrojtjes e konfirmon: Nën akuzë për sulmin ndaj Flotiljes ‘Global Sumud’

August 21, 2026
Policia spanjolle ia shënon emrin Guardiolas në listën e rebelëve

“Nëse vdes pasioni…”- Fjalimi tronditës i Guardiolës para lojtarëve: U divorcova nga gruaja më e bukur në planet

August 21, 2026
Aksident i rëndë te “Pushimi i shoferit”, makina përplaset me furgonin e udhëtarëve! 2 të plagosur në spital, disa të tjerë të lënduar

Aksident i rëndë te “Pushimi i shoferit”, makina përplaset me furgonin e udhëtarëve! 2 të plagosur në spital, disa të tjerë të lënduar

August 21, 2026
Humbën betejën për privatësinë, Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley do t’i paguajnë 9.5 milionë paund botuesit të “Daily Mail”!

Humbën betejën për privatësinë, Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley do t’i paguajnë 9.5 milionë paund botuesit të “Daily Mail”!

August 21, 2026
Si dhe pse dështoi megaprojekti prej 9 trilionë dollarësh në Arabinë Saudite! Mbi 50 miliardë dollarë të varrosura në shkretëtirë (VIDEO)

Si dhe pse dështoi megaprojekti prej 9 trilionë dollarësh në Arabinë Saudite! Mbi 50 miliardë dollarë të varrosura në shkretëtirë (VIDEO)

August 21, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

Zbulohen platforma e re e PD dhe grupi i punës! Nga sistemi i pikëzimit dhe monitorimi i angazhimit në rrjete, te shpërndarja e mesazheve

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com