• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani/ PD-LSI reprezalje në administratë nëse vijnë në pushtet, piketojnë drejtoritë e para që do shkrihen, spastrim për punësimin e militantëve

by
14/04/2021 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doci

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë një plan gjysmë të fshehtë për reprezalje në të gjitha degët e administratës publike nëse merr pushtetin në 25 prill.

Në planin e saj qeverisës, LSI paralajmëron një reformës radikale në administratë, për të zëvendësuar punonjësit publikë me militantët e saj, në bazë të ndarjes së pushtetit, gjithnjë nëse fitojnë zgjedhjet.

Synimi i LSI përputhet me planin e Bashës për reprezalje në administratë, plan të cilin e shpalos pjesërisht në librin e tij ‘Misioni im’, me justifikimin e një reforme të domosdoshme. Basha avancon më tej, duke piketuar entet dhe drejtoritë e para që do të shkrijë.

“Qartësisht, Shqipëria ka sot një administratë inefiçente, në shumicën e rasteve të korruptuar dhe të paaftë, e cila po kthehet në pengesën kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e shërbime ve të ndryshme publike. …Sa e sa ente, agjenci, autoritete të kota dhe të pavlefshme, janë ende në fuqi për t’ua nxirë jetën shqiptarëve duke harxhuar para publike pa bërë asnjë punë apo për të shërbyer si strehë e ngrohtë e parazitizmit dhe abuzimit…. Një shembull flagrant që vazhdon të jetë prej vitesh, është Agjencia e Trajti mit të Kredive, për të mbledhur paratë e kredive të humbura të ish-bankave shtetërore. Kjo detyrë mund t’i kalojë shumë thjeshtë agjencive private që ka zhvilluar sot tregu financiar. Sa e sa ente dhe agjenci të tilla gjen në çdo cep të ministrive apo shtetit shqiptar, mballomë pas mballome, qeveri pas qeverie, direktivë pas direktive, të cilat nuk kanë asnjë vlerë për shërbimet ndaj qytetarëve apo për të zhvilluar ekonominë. Në këtë drejtim ka nevojë urgjente për një ndërhyrje energjike për të eliminuar kostot e kota të buxhetit të shtetit shqiptar. Ka nevojë urgjente që energjitë e qeverisë të orientohen aty ku ka potencial të zhvillimit të ekonomisë dhe jo për të mbajtur në këmbë ndërmarrje parazite pa funksion. Një shtet i fryrë, me vula të shumta, me firma të shumta apo me ndërmarrje shtetërore pa vlerë dhe aspak efikase, nuk bën gjë tjetër veç kthehet në një pengesë mbytëse për zhvillimin ekonomik…. Ky shtet, i cili paguan afërsisht në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë rreth mijë paga, jo vetëm harxhon keq paratë e taksapaguesve shqiptarë, por ua komplikon dhe vështirëson atyre jetën… Ne besojmë te shteti i vogël, te procedurat e thjeshta, të cilat janë një premisë për të qenë efikase. Është në traditën e Partisë Demokratike kjo gjë”, shkruan Basha.

Sa i takon raportit me administratën publike, Basha sinjalizon se nuk ka asnjë ndryshim me paraardhësin e tij, Sali Berisha, i cili e ktheu administratën në një zgjatim të Partisë Demokratike, saqë nuk dallohej më nga forumet e partisë. Në vitin 2005, pas rikthimit në pushtet, Sali Berisha ndërmori operacionin më famëkeq të spastrimit në administratën publike, ku brenda disa muajsh shkarkoi në mënyrë arbitrare mbi 40 mijë punonjës, duke i zëvendësuar me militantë të PD. Në vitin 2009, Berisha pranoi largimin e një pjesë militantëve që i kishte punësuar jashtë çdo kriteri në 2005, duke i zëvendësuar me militantët e LSI, si kusht për të mbajtur Metën në qeverisje. Kjo lëvizje i dha një goditje të rënda PD-së në zgjedhjet e 2013, por edhe në zgjedhjet e 2015 dhe 2017.

Dy vjet më vonë, pasi KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor i dhanë mandatin e kryebashkiakut të Tiranës (meqenëse me numërim të rregullt humbi), Lulzim Basha nisi një fushatë spastrimesh në Bashkinë e Tiranës. Punonjës të trajnuar dhe me përvojë të gjatë në qeverisjen vendore, u shkarkuan në bllok, duke i zëvendësua me militantë të PD dhe LSI. Disa zonja që bënë rezistencë u rrahën nga Florenc Hoxha, në zyrat e Bashkisë së Tiranës. Historia do të përsëritet, ndoshta në përmasa edhe më të mëdha, nëse PD-LSI vijnë në pushtet. ( Shqiptarja.com)

Next Post
Denaj në Ksamil: Mbështetje dhe angazhim për fuqizimin ekonomik të grave

Denaj në Ksamil: Mbështetje dhe angazhim për fuqizimin ekonomik të grave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja kampione e botës për herë të dytë! Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës në shtesë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë! Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës në shtesë, bie mbretërimi i Messit

July 19, 2026
Pesë miliardë euro kredi për prona, bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

Pesë miliardë euro kredi për prona, bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

July 19, 2026
“Tirana me ‘regjim të posaçëm’, bashkim të Prrenjasit me Librazhdin”, deputetja e PS flet për ndryshimet e “Territoriales”

“Tirana me ‘regjim të posaçëm’, bashkim të Prrenjasit me Librazhdin”, deputetja e PS flet për ndryshimet e “Territoriales”

July 19, 2026
VIDEO/ Vijon protesta në ditën e 50-ë, ja pjesëmarrja e qytetarëve para Kryeministrisë në orën 20:05

VIDEO/ Vijon protesta në ditën e 50-ë, ja pjesëmarrja e qytetarëve para Kryeministrisë në orën 20:05

July 19, 2026
Finalja e Kupës së Botës 2026/ Argjentina forcon mesin e fushës, Spanja lë në stol Pedrin (Formacionet zyrtare)

Finalja e Kupës së Botës 2026/ Argjentina forcon mesin e fushës, Spanja lë në stol Pedrin (Formacionet zyrtare)

July 19, 2026
Ministri Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

Ministri Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

July 19, 2026
Gjenerata ‘Zh’, revolucioni seksual, neomarksizmi dhe milionat e Gones

Gjenerata ‘Zh’, revolucioni seksual, neomarksizmi dhe milionat e Gones

July 19, 2026
Reforma territoriale, Zhupa: PD kundër çdo plani për të shkrirë bashkitë e Delvinës dhe Konispolit

Reforma territoriale, Zhupa: PD kundër çdo plani për të shkrirë bashkitë e Delvinës dhe Konispolit

July 19, 2026
Me siluetë elegante dhe dizajnin futuri, superjahti luksoz “Yas” ankorohet në Portin e Durrësit (FOTO)

Me siluetë elegante dhe dizajnin futuri, superjahti luksoz “Yas” ankorohet në Portin e Durrësit (FOTO)

July 19, 2026
“Më hoqën rrobat, më nxorën përjashta”, Sabrija akuza djemve: Nuk janë kujdesur për mua

“Më hoqën rrobat, më nxorën përjashta”, Sabrija akuza djemve: Nuk janë kujdesur për mua

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In