• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Plani me 3 faza për rihapjen e ekonomisë/ Trump-Guvernatorëve: Do rifillojmë jetën

by Java News
17/04/2020 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Covid-19 vazhdon të përhapet në ShBA, Presidenti Donald Trump u ka dhënë udhëzime qeveritarëve për rihapjen e ekonomive të shtetit në muajt e ardhshëm.

Udhëzimet për “Hapjen e Amerikës përsëri” përshkruajnë tre faza në të cilat shtetet mund të lehtësojnë gradualisht bllokimet e tyre.

“Do ta rifillojmë jetën sërish. Po fillojmë përsëri ringjalljen e jetës ekonomike, por ky do të jetë një proces gradual”, tha Trump gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp.

Trump u premtoi qeveritarëve që ata do të trajtojnë vetë procesin, me ndihmën e qeverisë federale.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka sugjeruar që disa shtete mund të rihapnin këtë muaj aktivitetet ekonomike.

POr kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i quajti të enjten udhëzimet e Presidentit Donald Trump për rihapjen e ekonomisë “të paqarta dhe jokonsistente” dhe tha se duhej të bëheshin më shumë testime për koronavirusin.

Tre fazat për rihapje të shteteve

Në fazën e parë, plani rekomandon ruatjen e një distance të rreptë fizike për të gjithë njerëzit ku ndodhen jashtë shtëpive të tyre. Grumbullime njerëzish më të mëdha se 10 persona duhet të shmangen si dhe sugjerohet të shmangen udhëtimet e parëndësishme.

Në fazën e dytë, njerëzit inkurajohen të maksimizojnë distancën sociale kur është e mundur dhe të kufizojnë tubimet me më shumë se 50 persona përveç rasteve kur merren masa paraprake. Udhëtimet mund të rifillojë gjatë kësaj faze.

Në fazën e tretë parashikohet një kthim në normalitet për shumicën e amerikanëve, duke u përqëndruar tek identifikimi dhe izolimi i çdo infeksioni të ri.

Ndërkohë Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i quajti udhëzimet e Presidentit Donald Trump për rihapjen e ekonomisë “të paqarta dhe jokonsistente” dhe tha se duhej të bëheshin më shumë testime për koronavirusin.

Deri tani ShBA ka 654.301 raste të konfirmuara dhe 32.186 vdekje për shkak të virusit.

g.kosovari

Next Post
Mjeku Tritan Kalo ka një mesazh për gjithë shqiptarët: Jetojmë kohë të vështira, por ne…

Mjeku Tritan Kalo ka një mesazh për gjithë shqiptarët: Jetojmë kohë të vështira, por ne…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com