• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani i Tiranës në KKT, Rama: Do kemi hapësirën më të madhe këmbësore në Evropën Lindore

by Java News
14/04/2017 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Kombëtar i Territorit i mbledhur nën drejtimin  Kryeministrit Edi Rama po diskuton sot Planin e Përgjithshëm Vendor për Tiranën që do t’i hapë rrugën zhvillimit të saj. Kryeministri Edi Rama tha se ambicia është që kryeqytetit në 2030 të jetë me hapësirën më të madhe këmbësore ndër kryeqytetet e Evropës Lindore. Duke e cilësuar “ dokument spekulativ” planin e vjetër të miratuar nga Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës, Rama tha se përmes këtij plani të ri, krijohet një perspektivë e re  për të gjithë kryeqytetin duke harmonizuar investimet në zonat urbane me ato rurale.

“Plani i vjetër  parashikonte një Tiranë me një popullsi më të madhe se popullsia e Shqipërisë, por nuk parashikonte shërbime të tjera përveçse shërbime në qendër të Tiranës. Ambicia është që kryeqyteti ynë i 2030 të jetë kryeqyteti me hapësirën më të madhe këmbësore ndër kryeqytetet e Europës Lindore, me 2 milionë pemë më shumë, ku infrastruktura vendoset jo vetëm në funksion të zhvillimit ekonomik por dhe në funksion të bashkëjetesës shoqërore për të cilën Tirana ka aq shumë nevojë për shkak të mungesave të mëdha në gjithë këto vite të hapësirave të përbashkëta dhe të mjediseve ku individi është qytetar”, tha Rama.

Rama e cilësoi sheshin “Skërbej” si xhevahirin më të çmuar të kurorës së rilindjes urbane. Kreu i qeverisë u shpreh se Tirana ka ende sfida përpara, siç është dhe ajo për transportin, por që marrin një adresim të saktë me kurajo dhe me vizion. Rama vlerësoi dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta në Tiranë.

“Sot Bashkia e Tiranës  mbjell 1 mijë pemë në muaj dhe do të vazhdojë me këtë ritëm gjatë gjithë mandatit të parë të bashkisë, por ajo që frymëzon në plan është jo vetëm realizimi i parqeve të reja, por edhe një unazë,  pyll orbital siç e quan Stefano Boeri që e bën Tiranën e gjeneratës tjetër një qytetet evropian shumë të ndryshëm nga ky që kemi”, tha Rama duke vlerësuar edhe ndërtimin e kopshteve, çerdheve dhe të shkollave të reja.

c.a

Next Post
(FOTO) Jashtë unazës politike të Tiranës/ Vermosh, shijoni mrekullitë e Alpeve shqiptare  

(FOTO) Jashtë unazës politike të Tiranës/ Vermosh, shijoni mrekullitë e Alpeve shqiptare  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In